La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 17-të. Këtë të dielë gjithçka nisi në stadiumin "Municipal de Montivilli", ku vendasit e Gironas u mposhtën 0-3 nga Atletico Madridi.
'Los Colchoneros' kaluan në epërsi pas vetëm 13-të minutash lojë me supergolin e Koke. Kapiteni përfitoi nga një top i mbetur 'pa zot' jashtë zone dhe me të djathtën e ndali sferën në trekëndësh. Të besuarit e Diego Simeones shtynë sërish në sulm dhe gjetën golin e dytë me Gallagher në minutën e 38-të.
Për të vulosur fitoren mendoi Antoine Griezmann në minutën 90+2 të ndeshjes me golin e tretë. Kështu, me 37-të pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura, Atletico Madrid mban vendin e tretë, pesë pikë pas Real Madridit dhe gjashtë pikë pas Barcelonës kryesuese.
Komente






