Alma Deutscher është vajza 7 vjecare që ka surprizuar mediat me kompozimin e operës së saj 'The Sweeper of Dreams'.

Ajo është mjaft e talentuar dhe videot e saj në Youtube kanë arritur rekord klikimesh.

Atë e kanë cilësuar si Moxarti i Ri, gjë që kontestohet nga i ati i vajzës.

Ai në një intervistë në media lutet që vajzën e tij të mos e cilësojnë si të tillë, por thjesht të dëgjojnë meloditë që kompozon dhe të gjykojnë nga ato.

‘Ajo duhet të bëjë një jetë si moshataret e saj dhe jo duke patur emërtime të tilla’, - shpjegon i ati në media.