Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë dhe konkretisht ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj pas publikimit në disa media ku thuhej se ajo paguante 700 euro një natë në hotel.
Me anë të ish-deputetes, Oriola Pampuri, PD akuzon Ramën duke thënë se ai nuk e shkarkon ministren për shkak se vjedhja është standard i tij dhe se ai është grabitësi kryesor.
Sipas Pampurit, në PS kanë moral që të vjedhin së bashku paratë e shqiptarëve. Nga ana tjetër vetë ministrja Gjonaj ka hedhur poshtë aludimet për 700 euro një natë në hotel, duke thënë se shpenzimet kanë qenë të të gjithë delegacionit.
Deklarata e plotë e Pampurit:
Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.
Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.
Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe e vetme.
Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.
Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të etuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare
Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.
Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.
Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.
Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes - largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete Etildat, Belindat, Taulantët, Erjonët, Valdrinët dhe Kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.
PD kurre nuk do krijoj bedomin e popullit me kete strategji qe po ndjek.Shpenzimet ,sa qimja e flokut te Gjonajt nuk krahasohen me vjedhjen dhe abuzimet e miliardave te politikaneve te PD .Ajo deklaoi vet shumen prej 700€ per fjetjen e nje nate si delegacion.Ku eshte abuzimi per nje delegacion qeveritat.Si babalja dhe kjo e fundit.Nrroni taktik se po tallet pipulli.PD ka nevoje per nje lidetship te ri
Përgjigju