'700 euro dhoma e hotelit', ministrja Gjonaj reagon pas akuzave: Janë shpenzimet e gjithë delegacionit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me një lajm i cili qarkullon në disa media prej dy ditësh, ku thuhet se ajo paguan 700 euro një dhomë hoteli në udhëtimet e saj jashtë vendit. 

Gjonaj sqaron se ajo dhe stafi i saj nuk kanë fshehur informacione lidhur me shpenzimet në udhëtimet jashtë vendit, Ajo thotë se fatura e publikuar në media është shpenzuar nga i gjithë stafi i saj për qëndrimin dy net në varësi të axhendës ndërsa shton se në përgjithësi hotelet dhe vendet e qëndrimit zgjidhen nga organizatorët e aktiviteteve.

Ministrja deklaron se në udhëtimet e saj zyrtare ka udhëtuar edhe me tren, ose në raste të tjera është kthyer brenda ditës nga udhëtimet e punës duke evituar shpenzimet e hotelit.

Gjonaj gjithashtu thotë se ka nisur një proces verifikimi dhe auditimi të brendshëm për të gjitha procedurat e kryera nga stafi i Ministrisë së drejtësisë nga i cili ka rezultuar se çdo procedurë është në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi.

Reagimi i plotë

E ndjej për detyrë që të bëj një sqarim publik rreth atyre çfarë janë dhënë nga disa media për mua këto 24 orët e fundit.

Më lejoni që në këtë reagim publik timin, të shpreh para së gjithash se personalisht unë dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë, kemi qenë tejet transparent në respekt të të drejtës së medias për t’i ofruar informacionin e kërkuar, ashtu siç është trajtuar çdo kërkesë e çdo qytetari në respekt të transparencës për çdo veprim financiar të Ministrisë së Drejtësisë.

E deklaroj me përgjegjësi të plotë, ligjore dhe morale, se në funksionin tim nga dita e parë e punës dhe deri më sot, personalisht kam vepruar në çdo rast konform ligjit dhe në respekt të plotë të tij. Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e Ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozicion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo informacion konform ligjit.

Besoj se më të njëjtën transparencë që Ministria e Drejtësisë ka vepruar duke i ofruar të dhënat e kërkuara, të njëjtën transparencë dhe profesionalizëm do të duhej të kishte dëshmuar edhe media për të kryer verifikimet e duhura dhe për t’i paraqitur ato me vërtetësi jashtë interpretimeve dashakeqe dhe spekulative.

Nëse media do të verifikonte dhe do të kërkonte shpjegim, do të arrinte të kuptonte që fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net. Për të shtuar, që faturat e publikuara nuk përmbajnë vetëm shpenzimet e mia, por përmbajnë shpenzimet e të gjithë delegacionit që merrte pjesë në këto aktivitete, ku në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, që shpenzimet e fjetjes apo të biletave në shumë raste janë në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të pronotimeve në ato vende apo për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë ardhur ftesat apo axhendës së diktuar nga pala pritëse.

Nëse media do të verifikonte, do të konstatonte që si ministre gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit kam udhëtuar edhe me tren si një qytetare e zakonshme për të arritur në kohë dhe më me pak kosto për vizitat e punës.

Ashtu siç do të verifikonte që si ministre kam kryer vizitat zyrtare brenda të njëjtës ditë duke shpenzuar 0 lek për hotelin, apo raste të tjera ku shpenzimet mbulohen nga organizatorët e huaj. Askush nuk e publikoi këtë për t’ju treguar shqiptarëve të vërtetën siç është dhe jo siç duan t’ia imponojnë. Në këtë pikë, portali që mori përsipër ta bënte këtë “transparencë” do duhej të publikonte dhe të analizonte edhe informacionin që i është dhënë edhe për udhëtime pune të tjera.

Nëse media do të verifikonte procedurat dhe dokumentacionin, do të konstatonte lehtësisht që procedurat për shërbimet e udhëtimit në bazë të VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratim të rregullave për prokurimin publik”, të ndryshuar, prokurohen publikisht nëpërmjet sistemit të elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Media dhe kushdo, e kupton mjaft mirë që në asnjë rast nuk është një proces me të cilin ministri merret personalisht pasi është detyrë e stafit administrativ apo institucioneve përgjegjëse. Gjithsesi kjo nuk më largon mua nga përgjegjësia për të verifikuar zbatimin e ligjshmërisë prej tyre në procedurat e prokurimit dhe mirëadministrimit të burimeve financiare në tërësi.

Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që krijoi në publik ky lajm kam nisur një proces verifikimi dhe auditimi të brendshëm për të gjitha procedurat e kryera nga stafi i Ministrisë së drejtësisë nga i cili rezultoi se çdo procedurë është në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi.

Po gjithashtu këto procedura janë gjetur në përputhje nga KLSH në raportin e fundit përfundimtar të depozituar në MD më 31.07.2019. Por në çdo rast, për transparencë do t’i kërkoj edhe institucioneve të tjera të pavarura nga Ministria e Drejtësisë të kryejnë kontrollin dhe inspektimin e nevojshëm për të verifikuar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve dhe procedurave.

Që në krye të këtij misioni të rëndësishëm që jam duke përmbushur, u përpoqa të llogaris që pjesë e rrugëtimit tim të vështirë do të jenë edhe kritikat, edhe sulmet, edhe balta, si në aspektin profesional, si në atë personal apo familjar. Ndihem e keqardhur nga ky sulm i paprecedent në disa portale mediatike të cilat kanë hedhur baltë dhe llum pa fund për mua por njëkohësisht kanë nxitur qëllimisht opinionin me komente, shprehje e aludime fyese dhe poshtëruese, për të më baltosur personalisht, si zyrtare, si grua, bashkëshorte dhe nënë.

Mundohem të mirëkuptoj të gjitha ndjeshmëritë e krijuara nga qytetarët e thjeshtë përkundër një lajmi të tillë, për mënyrën se si ai është shitur në tregun mediatik dhe i siguroj të gjithë ata që besojnë sadopak tek unë si person dhe zyrtare e shtetit se do ti shkoj deri në fund këtij procesi.

Fatkeqësisht jetojmë në një realitet ku të duhet të paguash kosto të rënda nëse je një grua në politikë dhe për më tepër nëse shërben pa treguar asnjë kompromis me paligjshmërinë. Personalisht kam kohë që po i vuaj këto kosto, unë dhe familja ime dhe kjo vetëm, se ju kam qëndruar përballë dhe me kurajo shkelësve të ligjit.

Pavarësisht kësaj, ligjshmëria dhe lufta kundër çdo veprimi korruptiv janë dhe do të vazhdojnë të jenë kryefjala gjatë gjithë detyrës sime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 26/08/2019 11:12

    jane shume te trash 700 euro nuk ka dhome ne europ veten ne hotelet VIP qe zbesoj qe kan shku

    Përgjigju
  • Adm: 26/08/2019 10:25

    Keni gjet rastin me te pa pershtatshem, kjo mund te jete min me e pa perlyer, nuk ju beson njeri me mashtrime, po te jeni te zot dhe vet te paster kapni rastet qe mund te jene te besueshem dhe te tilla ka.

    Përgjigju
  • edi: 25/08/2019 23:57

    Lulush nese don vendin e Kajmakut ,Yeah gati ta japim si lider i demokrateve shume te besueshem po per Mona-lizen a do ndonje vend per zierje kafesh dhe ai vend gati Pastaj SPAK SJU BEN GJE ASPAK

    Përgjigju
  • Ministri: 25/08/2019 23:07

    Ju zonja Etilda mos kujtoni se te gjithe jane budallenj si ata qe votuan grupin tuaj sa per shpenzimet ka hotele low cost jne te gjithe Europen por sa te krni taksapaguesit jepi gaz po se per pak harrova edhe nje pergjigje per nje ushtarin tuaj komentues te gjitha hotelet included low cost kane uje te nxehte dhe te ftohte ku keni mundesi te lahenii dhe te thaheni por sa te ken lek Shteti Edi Rilindja jepi fort ne kurriz te taksapuesve .Te fala nga Londra po erdhe ne Londer mundemi te sugjerojme Premierinn Hotel

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/08/2019 22:54

    Ne kohen kur ishte Lulushi minister I jashtem ka shpenzuar deri ne 1200 euro per nje nate ne Bruksel . Verifikojeni . Tani me thoni kush ka te drejte ?

    Përgjigju
  • Altini: 25/08/2019 22:40

    Genjen e futjani sa te mundeni popullit se jeni munduar shume per te hipur atje lart.

    Përgjigju
  • mateo salvini: 25/08/2019 21:34

    ketu nuk eshte puna e nje dhome hoteli 700 euro, ketu eshte puna qe shperdorohen leket e shqiptareve per lesh dhie/ kjo 700 euro eshte nje kokrriz rëre

    Përgjigju
  • Erisola: 25/08/2019 21:02

    Ta paskan vene syrin mafiozet te te fshijne nga faqja dheut. Qe kur pranove qe kur aspirove dhe qe kur e kwrkove politikwn, ti Kokona ministre tani takon ta thuash te verteten e plote...kush ka qene stafi jot ne ato dalje jashte shtetit. Thuaju njerzve ndershem te vendit tend apo per njerezit kush po pyet kush i ka ne refene.

    Përgjigju
  • Tirane: 25/08/2019 21:00

    Ja vlen kjo per 700 Euro them un. Se dhe posti qe ka smund ta ule pazarin

    Përgjigju
    • Fredi: 26/08/2019 10:25

      Xhuxhërisë vlonjate mendja i punon vetëm për pluhur!

    • Labi: 26/08/2019 00:32

      Ja vlen per 200 euro per pozicini. Qe ka u. Do i jepja dhe nje bonus 1 gram

  • Silvio Berlusconi: 25/08/2019 20:36

    Etilda here tjeter mos fli fare rri rrugeve dhe shko e pa lare ne takime ta mesojne popujt e tjere se si e duan pamjen e shtetit te tyre shqiptaret.

    Përgjigju
    • Fredi: 25/08/2019 23:08

      Bravo Silvio, ke godit në shenjestër! Po kush të kupton? 30 vjet mu tëria ka bere kerdinë.

    • Ops: 25/08/2019 22:19

      O sufllaqe

    • Rami: 25/08/2019 21:47

      Epo edhe te justifikish 700 euro/nata, pik e zez.....

  • Fati: 25/08/2019 20:01

    Epo, te jesh femer, dhe te besh keshtu pislliqesh, ti qofsh moj vajze. Te genjesh hapur pa pik turpi, kushedi cben fshehtas ti brrrrr....

    Përgjigju
  • Titi: 25/08/2019 19:22

    Epo ka pak nevoj per qetsi e mereiton te vesh tek ai lloj posti ke sakrifikuar sidomos me fatmir xhafen

    Përgjigju
  • Populli: 25/08/2019 18:47

    O ti ministre, po njera nga faturat ishte pershkrimi 1 adulto moj dhe 704 euro. Juristja e shtetit o te keqen e nuk di te lexoje letrat zyrtare

    Përgjigju
  • Tuti: 25/08/2019 18:36

    Trego kush ka qene me ju ne delegacion...

    Përgjigju
  • mazzlem peppinua: 25/08/2019 18:20

    Si ka thene edi rama: une qeveris me femra se ato jane te ndershme nuk vjedhin e merren me pislleqe si burrat

    Përgjigju
  • Ramj: 25/08/2019 17:55

    Cdo popull meriton qeverine qe ka! Jemi ne qe i zgjedhim Etildat! Ti gezojme !

    Përgjigju
  • BUJARI: 25/08/2019 17:46

    NE ANGLI LONDER ISHE TI Z,MINISTRUCE QE PER DY NET KE HARXHUAR 706 EURO,, ,,,NA TREGO SA VETA KENI QENE NE LONDER,,,PO TE KENI QENE 6 VETA,,I BIE TE KENI FJETUR MBI NJERI-TJETRIN,,.//

    Përgjigju
  • Pencionisti: 25/08/2019 17:35

    Justifikime si Sajmir Tahiri si ROSHI si Dako dhe ky I fundi kajmaku 700 euro 6 paga mujore pencionistesh

    Përgjigju
  • Geke: 25/08/2019 17:34

    Nqs do te na mbushesh mendjen dhe te shikojme se kush ka te drejte, leri fjalet por na trego faturat e hotelit, ska nevoje te flasesh pa fund.... Beju nje foto dhe na e co se e teegon fatura nese behet fjale per gjithe grupin apo vetem per nje person....

    Përgjigju
    • Gezka: 25/08/2019 18:32

      Fiks , pikes i ke rene. Pas dy ditesh u kujtua, sa erdhi Fatmir Babalja nga jashte qe e instruktoi

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'