Ky 29 nëntor ka shënuar 71 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë vetëm për të majtët. Me kurora në duar kreu i shtetit Bujar Nishani , kryeministri Edi Rama , zv kryeparlamentarja Valentina Leskaj, ministra e mbrojtjes Mimi Kodheli , kryebashkiaku Erjon Veliaj si dhe deputet të tjerë të mazhorancës kanë përkujtuar në “Varrezat e Dëshmorëve”71-vjetorin e Çlirimit të vendit .
Në ceremoni kanë marrë pjesë dhe deputet e LSI-së Petrit Vasili dhe Luan Rama. Sekretari i përgjithshëm i LSI tha për mediat se dita e clirimit është një detyrim për për gjakun e derdhur të dëshmorve .
“Nderim për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, nderim për 29 nëntorin, që në thelb është nderim për të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut, nderim për të gjithë ata që bënë Luftën e madhe Antifashiste Nacional Çlirimtare, është detyrimi i brezave është mirënjohja jonë ndaj sakrificës së tyre por nga ana tjetër është ndërkaq edhe betimi ynë për të patur gjithmonë ëndrrën e tyre, sakrificën e tyre shembullin e tyre busull orientimi për të bërë më të mirën për Shqipërinë anti-fashiste, për Shqipërinë europiane”, - tha z. Luan Rama.
I pyetur se si e shikon faktin që politika shqiptare vazhdon të jetë e përçarë në këtë ditë, me njërën palë që e feston më 28 nëntor ditën e çlirimit, z. Rama tha se kjo është shenja e pafytyrësisë politike, që në ngjarje të tilla nxjerrin lakuriq në sytë e opinionit publik ata që e bëjnë homazhin për hipokrizi.
“Është shenja më tipike e pafytyrësisë politike dhe e sjelljes hipokrite që në ngjarje të tilla natyrisht nuk bëjnë asgjë tjetër por nxjerrin lakuriq në sytë e popullit dhe në sytë e opinionit publik ata që vijnë këtu dhe e bëjnë homazhin për hipokrizi. Janë ata që i kanë rivrarë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e qëndrimin e tyre por nga ana tjetër kjo nuk ka të bëjë asgjë sepse popullit, qytetarët, Shqipëria e ka vlerë të veten këtë luftë e ka medalje të krenarisë së saj dhe ne do ta kemi gjithmonë kështu”, - theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

(Kryeministri Rama dhe presidenti Nishani gjatë ceremonisë)

(Kryebashkiaku Veliaj)

(Monumenti "Nënë Shqipëri")

Luan Rama dhe Petrit Vasili gjatë ceremonisë

Valnentina Leskaj gjatë ceremonisë
Për opozitën, data e Çlirimit të vendit përkon më atë të Pavarësisë, ndaj dje kryetari demokrat Basha i bëri homazhet
*Lajmi në përditësim
Vijon....
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO