Drashovicës i është dhënë sot titulli i lartë ‘Nderi i Kombit” nga Presidenti i vendit Bujar Nishani, në kuadër të 73-vjetorit të luftës së Drashovicës.

Në një aktivitete të organizuar me këtë rast, Presidenti Nishani ka nderuar kontributin e 200 luftëtarëve, vajza, gra e burra të kësaj krahine, të cilët sipas tij me luftën që bënë i hapën rrugë çlirimit të vendit.

Ky fshat dhe kjo krahinë ka kontributin e saj historinë e saj duke ngelur në memorien tonë prej vitesh. Jemi pikërisht këtu, ku në 14 Shtator të vitit 1943 ku nisi beteja më e përgjakshme që u pagëzuar lufta e Drashovicës, jemi këtu për tu përulur dëshmorëve dhe të rënëve në këtë luftë” tha ai.
 
Titulli “Nderi i Kombit” i është dhënë edhe kryeluftëtarit të kësaj beteje Mulla Xhafer Drashovicës.

Këto dy tituj të lartë u dhanë në përkujtim të ngjarjeve të 73-viteve më parë, ku në zonën e Drashovicës u zhvillua beteja e parë në shkallë Qarku dhe ndër të parat dhe më të ashpra në shkallë vendi kundër pushtuesit të ri nazist gjerman.

Kjo ngjarje zë një vend të rëndësishëm në historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ku u përfshinë forca  partizane e vullnetarë territorialë. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)