
73- vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme tek Sanatorium në Tiranë prej COVID-19 është Hajdar Kovaçi, arkitekt i njohur në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ai ka lënë pas për vendin tonë dhe kryesisht për qytetin e Durrësit shumë vepra para dhe pas viteve '90.
Gjithashtu Kovaçi ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli, pasi ky i fundit ishte miqësi të veçantë me artistin Ramiz Kovaçi, xhaxhain e të ndjerit.
Kovaçi pas përmbysjes së dikataturës me një grup shokësh krijoi studion e parë të projektimit në qytetin e Durrësit.
Lajmi kryesor:
COVID-19/ Ndërron jetë Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur nga Durrësi, gruaja në spital e djali i vetëkarantinuar në shtëpi (VIDEO)











