743 mijë € si sekser dhe prona në Gërdec, Balla thirrje SPAK-ut: Hap hetimet për Shkëlzen Berishën

TIRANE-Pas lajmeve të publikuara nga Shqiptarja.com mbi pasurinë e Shkëlzen Berishës, kryetari i grupit socialist Taulant Balla i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë hetimet për djalin e ish-kryeministrit.

Sipas socialistit, që ka pasur disa beteja me djalin e ish-kryeministrit në gjykatë, SPAK-u ka detyrimin të hape hetimin për fabrikën e boronicave sikur i cilësoi ai të arta, pa pritur që Shkëlzen Berisha ta kalojë edhe këtë siç kaloi shumë të tjera, kur i ati, pra Sali Berisha kishte në dorë edhe gurin edhe arrën.

"Së pari, do doja nga kjo foltore t’i kërkoja çdo qytetari dhe qytetareje të këtij vendi, të reflektojë për masat e domosdoshme mbrojtëse lidhur me përballjen me armikun e padukshëm, që vazhdon të marrë jetë.

Në këtë sallë, thirrja ime ndaj kolegëve është që, ne të jemi simbol i reflektimit dhe respektimit të masave, jo vetëm në mbajtjen e maskave, distancimin fizik por në gjithçka që duhet të bëjmë, të kërkojmë nga çdo qytetar, që të jetë i përgjegjshëm për këtë “luftë” që do të jetë e gjatë. 

Nisur nga “lufta” padyshim që u bë i domosdoshëm rishikimi i buxhetit të shtetit.

Të gjithë duhet të kuptojmë se ashtu siç relaton qeveria, në atë që kemi përpara dhe që duhet ta votojmë, jemi në kushte të vështira ndaj është rishikuar buxheti.

Nuk dua të hyj tek buxheti, sepse ministrja e Ekonomisë dhe Financave dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin bënë një prezantim shumë të mirë.

Meqenëse nesër kemi një çështje shumë të rëndësishme, sikurse është votimi i ndryshimeve kushtetuese, do të doja shumë shkurtimisht ti jepja një përgjigje Partisë Demokratike, e cila nuk do që ne të votojmë ndryshimet kushtetuese. Sipas Partisë Demokratike, ajo do që listat të hapen 100%, ndërsa ne nuk duam. Më falni, si mund të hapen 100% listat në zgjedhjet e ardhshme pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër?

Këtë Luli nuk e thotë, e fsheh, ndërkohë që nga ana tjetër shprehet se ne gjoja paskemi shkelur afatet e kodit të praktikave më të mira të “Venecias”, që nuk këshillon ndryshime një vit para zgjedhjeve.

Kodin e praktikave të mira Luli dëshiron ta lexojë sipas qejfit. Nëse do ti qëndronim strikt këtij leximi, atëherë nuk duhet të votonim të enjten, as ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse edhe ato sipas logjikës së Lulit duheshin votuar një vit para zgjedhjeve.

Sipas Lulit ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet ti shtyjmë.

Të presësh Lulin të bjerë dakord për listat e hapura është njësoj sikur të presësh Zenin, vëllain e Lulit, të bjerë dakord për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave apo ndonjë fabrike tjetër.

Zeni, vëllai i Lulit nuk ka vetëm një kredi 1.8 milion euro, që nuk merret vesh si ja kanë dhënë dhe nga ja kanë dhënë,  por me çfarë relaton media sot, paska dhe një kredi 5.4 milionë euro që ia paskan lënë peshqesh në shportën e boronicave.

Të dy çunat e babë Saliut, çuni nga mami dhe çuni nga partia, kanë të përbashkët dy gjëra: gënjejnë pa pikën e stresit dhe janë po aq dembelë sa përtojnë të fshehin gjurmët e rrenave të tyre.

Lulzim Basha nuk e do hapjen 100% të listave, madje as 10% po të jetë në dorën e tij. Njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojnë dot dritën e transparencës. Zeni që bën mirë vetë ti bëjë thirrje SPAK-ut për hetim.

Nga kjo foltore, përfitoj, ti drejtohem SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet për këtë djalë me fat që, pa punuar asnjë ditë të vetme në jetë, disponon  miliona euro dhe kredi duke u deklaruar vetëm si sekser.

Çfarë ndërmjetëson ky tip (Shkëlzen Berisha) dhe kush janë subjektet që i paguajnë atij qindra mijëra euro në një vit të vetëm. 700 mijë euro vetëm në 4-5 vitet e fundit.

Çfarë autoriteti ligjor, moral e njerëzor na paska ky djalë me fat që u paguaka mbi njerëzit që e paguajnë sa frëngu pulën për ndërmjetësimet e tij?

Çfarë zgjidhjesh të suksesshme u ofron ky pajtues gjaqesh palëve në konflikt? Nga çfarë hallesh i shpëtoka nga ndërmjetësimet e tij?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga SPAK-u. Ne presim që SPAK të tregojë se besimi shumë i madh i qytetarëve shqiptarë tek ky institucion i ri i drejtësisë është tërësisht i merituar.

Nuk ka nevojë të presim aspak përgjigje nga SPAK për të thënë se po t’i kisha unë apo secili prej jush “boronicat e arta” që hapkan dyert e bankave si të ishin puse nafte, sot babi i Zenit dhe Luli i babit, do më kishin kryqëzuar me një mijë gozhdë akuzash të tmerrshme.

Unë sot dua theksoj dy gjëra që janë shumë të rëndësishme dhe që një pjesë e mediave i kanë ngritur.

Së pari, më lejoni të them se ky Parlament ka detyrën ndaj shqiptarëve të hapë listat ditën e nesërme pa pritur Lulin të bjerë dakord edhe pse shpresoj që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për të.

Të presësh Lulin të pranojë hapjen e listave është njësoj sikurse të presësh Zenin që të pranojë se është thjesht një sekser, që ka abuzuar me pushtetin e babit.

E dyta, SPAK ka detyrimin të hapë hetimin mbi fabrikën e “boronicave të arta” pa pritur që Zeni t’ja hedhë edhe kësaj radhe, siç ja ka hedhur me dhjetëra herë, kur babi kishte në dorë edhe gurin edhe arrën" tha Balla. 

Pas akuzave të Taulant Ballës ka ardhur reagimi i djalit të ish-kryeministrit, i cili i kërkon socialistit që nëse do të shkojë të bëjë kallëzim në SPAK dhe të mos ngjiret. "Tualet pse ngjiresh duke i bere thirrje Spakut dhe nuk shkon vete aty te besh kallezim? Nuk te pine uje shpifjet apo ke frike nga ndonje hetim per apartamente te dhuruara, per udhetime, shpenzime e tendera me trafikante droge. Mos u lodh duke folur ne emer te Spakut tualet, shko dhe bej kallezim! Brenda javes padite per shpifje" shkruan Shkëlzen Berisha.

Përpos klientëve të aktivitetit si sekser, kredisë 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit dhe burimit të 1.9 milionë eurove për të blerë disa impiante dhe makineri për kompaninë e tij ‘Logal’ në vitin 2018, dje Shqiptarja.com publikoi një tjetër shkrim mbi mënyrën se si është pasuruar Shkëlzen Berisha (lexo ketu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grup emigrantesh USA: 30/07/2020 01:52

    HAKMARRJE PER OPOZITARIN KJO ESHTE KARAKTERISTIKA E POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR TE SOTEM DHE PER POPULLIN NUK DUN ME DIT SULLTANI KERKON KOKA TE PRERA NUK E ZE GJUMI PA SJELLE BALLA KOKEN E BERISHES NE TAVOLINE DHE PO NUK E SOLLI SULLTANI DO TI PRESE KOKEN BALLES

    Përgjigju
  • ymeri: 29/07/2020 15:41

    VETEM LLAFE ASNJE VEPRIM,,,ARRESTOJENI PSE BENI GAM-GAM.....

    Përgjigju
  • O tej: 29/07/2020 12:53

    Shk*hen Berishes duhet ne i shk*dhy cfar i mban pragu

    Përgjigju
    • O i keshillit: 29/07/2020 13:29

      Mire do ishte me shume se pragun ti shker*** im

  • Orli: 29/07/2020 12:37

    30 vjet,ky i korruptuar ai hajdut! Rezultati = llapaqeneri dhe asgje tjeter.E di dhe lopa qe 600000€ qe lumeshi ja ka “blere” apartamentin jane pastrim parash te vjedhura popullit dhe prostitucioni e droge,miftar lumeshi me vellain e tij rasimin kane perdhunuar nje vajze 14 vjece nga Tropoja me mbiemer Gjoni ne hotelin e tyre ne Fier dhe pastaj e kane cuar ne greqi per prostitute dhe atje nje grek e ka shpetuar duke e nxjerre nga kthetrat e tyre.Spak ma kap,ku je?!

    Përgjigju
  • MINUSHE: 29/07/2020 12:37

    po veprat ku jane!! u lodhem duke degjuar bla bla bla ne parlamentin tone qesharak!!beni denoncim z.Balla se ju e dini me mire se kushdo se si funksionon drejtesia... fjalet I ka marre era me kohe!!! Por...

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 29/07/2020 12:23

    SaPAKU?nuk presim shume prej tij.vetem nese e mbron Zenin,se per ta hetuar nuk besoj fort.eshte çuni i saliut ai ,oreeee.kysh prek ate ka prekur shqiperine dhe serbine bashke.

    Përgjigju
  • SY PESHKAQENI: 29/07/2020 12:02

    O TAULANT BALLA TI KE SHUM TË DREJT PO KU JAN VEPRAT ? ? ? SHËMTYRA E GJALL SY PESHKAQEN XENI QË BËRI FMI ME KUDHURIRËN E TIJ SPO I HYN GJËMB NË KËMB. KY QEN BIR QENI 400 BREZASH PO VAZHDON E BËN QEF ME LEKËT E VJEDHURA TË SHQIPTARVE KUR DO DËNOHET KY QEN BIR QENI 400 BREZASH KUR ? ?

    Përgjigju
  • nuni: 29/07/2020 11:16

    Boll me bla bla bla drejtohuni organeve te drejtesise me fakte dhe mos e beni si me dosjen e Like floririt dhe dolet bllof, late kryehajdutin president, turp te keni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet