77 vite më parë, akademiku nxjerr foton e rrallë të Musine Kokalarit dhe Ramadan Sokolit para se të dënoheshin nga regjimi komunist

77 vite më parë, akademiku nxjerr foton e rrallë të Musine Kokalarit dhe Ramadan Sokolit para se të dënoheshin nga regjimi komunist

Shkrimtarja Musine Kokalari dhe muzikanti Ramadan Sokoli

Akademiku dhe muzikologu Vasil Tole, ka publikuar një fotografi të 77 viteve më parë, ku duket intelektualja dhe shkrimtarja Musine Kokalari. Në foto bashkë me Kokalarin shfaqet edhe muzikanti Ramadan Sokoli. Fotoja i përkon vitit 1945, ndërsa më pas të dy do të dënoheshin nga regjimi komunist.

Kokalari dhe Sokoli u arrestuan për qëndrimet e tyre antikomuniste. Akademiku Tole shkruan se kjo foto dëshmon veprimtarinë e këtyre figurave të shquara të artit dhe kulturës sonë.

“Muzikologu dhe kompozitori prof. Ramadan Sokoli dhe shkrimtarja dhe etnografia dr. Musine Kokalari në një foto të rrallë së bashku, në Tiranë, në ambjentet e librarisë VENUS që menaxhohej prej saj. Fotoja është e vitit 1945, pasi pas këtij viti, më 23 janar 1946 Musineja do të arrestohej për qëndrimet e saj antikomuniste. I njëjti fat tragjik do të ndiqte edhe prof. Sokolin.  Kjo foto është një ndër dëshmitë e pakta të veprimtarisë së këtyre figurave të shquara të artit dhe kulturës sonë. Ata i lidhte ndër të tjera interesi për trashëgiminë kulturore shpirtërore të popullit shqiptar dhe ku kishte ekspert më të mirë se prof. Sokoli që Musineja të konsultonte  veçoritë e polifonisë gjirokastrite që ajo e kishte trajtuar e botuar në librat e saj: 1939 - 'Seç më thotë nënua plakë', 1944 - 'Rreth vatrës', 1945 - 'Sa u tund jeta'! Nderim për ta.”, shkruan akademiku.

1657379333_foto.jpg

Shkrimtarja Musine Kokalari dhe muzikanti Ramadan Sokoli

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?