“Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.
Këto janë fjalë të Musine Kokalarit, pas të cilave, ajo sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës, pavarësisht se ky i fundit e njihte mirë familjen intelektuale dhe patriotike të Kokalarëve nga Gjirokastra.
Një disidente e regjimit, Musine Kokalari është e para shkrimtare grua në Shqipëri. E dënuar me burgim për vite me rradhë dhe e internuar po kaq gjatë, ajo do të mbyllte sytë e sëmurë rëndë dhe vetëm pa patur mundësinë të shikonte ndërrimin e regjimeve.
Ndërkohë, ka lënë pas disa libra të botuar prej saj, por edhe shumë dorëshkrime, objekte personale, fotografi, materiale etnografike etj., që prej vitesh janë ruajtur nga familjarë të saj.
Tashmë, pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë pjesë e muzeut dedikuar disidentes antikomuniste.
Ato ekspozohen në shtëpinë e gjyshërve të saj në Gjirokastër, që tashmë, prej disa muajsh është kthyer në memorialin “Muza ime”.
Ne kemi biseduar me Bibika Kokalarin, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, Platon Kokalarin, të cilët kanë ruajtur për vite me radhë trashëgiminë e shkrimtares.
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.9%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2792
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ora, veshjet e diploma, ekspozohen sendet personale të Musine Kokalarit! Bibika rrëfen amanetin e disidentes
12 Nëntor, 12:47
-
Dëshmia: Ditën që vdiq Musine Kokalari në banesën e saj në Rrëshen unë gjeta të shkruara me dorën e saj…
25 Korrik, 20:57
-
“Zonjushës Musine Kokalari”, zbulohen pjesë nga letërkëmbimi i Lasgush Poradecit me disidenten
8 Qershor, 14:46
-
‘Musineja ka një shtëpi!’ Çelet në Gjirokastër muzeu i parë për disidenten Musine Kokalari
21 Maj, 14:10
-
8 vite pas djegies, ‘mbin’ projekti në Ministri për Muzeun Kokalari, drejtorët kontradiktorë për fondet, të afërmit rrëfejnë sagën e degradimit
1 Tetor 2022, 16:57
-
Shtëpia e Musine Kokalarit mbetet gërmadhë, trashëgimtarët ‘mbajnë peng’ kthimin e saj në muze
30 Shtator 2022, 16:29
-
39 vite nga vdekja e Musine Kokalarit, shkrimtares revolucionare të regjimit komunist që humbi jetën në internim
13 Gusht 2022, 12:05
-
77 vite më parë, akademiku nxjerr foton e rrallë të Musine Kokalarit dhe Ramadan Sokolit para se të dënoheshin nga regjimi komunist
9 Korrik 2022, 17:05
-
‘Çimka’, një performancë për përgjimet në Kosovë e Shqipëri, regjisorja: Musine Kokalari e Dervish Shaqa protagonistët, tabloja e Edison Gjergos si simbol censure
2 Maj 2022, 16:01
-
Pas 39 vjetësh, dorëshkrimet e Musinesë i dhurohen Arkivës, Bibika Kokalari: Në shtëpinë e saj gjeta 27 vepra të diktatorit, ju rrëfej çfarë më tha kur më dorëzoi shënimet.
9 Shkurt 2022, 16:12
-
SPECIALE/ Në 5 vjetorin e vdekjes, 20 veprat e një jete... Novruz Shehu, biografi i parë i Musine Kokalarit, e shoqja zbulon fjalët e fundit para se të vdiste
6 Dhjetor 2021, 17:44
-
38 vite nga vdekja e Musine Kokalarit, Meta: Simbol i rezistencës, ndriçoi me idetë e saj për mbrojtjen e demokracisë
13 Gusht 2021, 12:08