Në masën 78% gjermanët shprehen kundër dhënies së dëmshpërblimeve të luftës Greqisë, ndërsa në favor të “Grexit” shprehen 45% e të anketuarve.

63% e qytetarëve i cilësojnë si “të këqija” marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Sipas rezultateve të sondazhit “Politbarometer” që u realizua për llogari të kanalit të dytë të televizionit publik gjerman, ZDF, në pyetjen “a duhet që Greqia të marrë dëmshpërblimet për krimet gjatë periudhës së nazizmit?”, “po” përgjigjet vetëm 15%, “jo” 79% dhe “nuk e di” 7%.

Marrëdhëniet Gjermani-Greqi konsiderohen “të mira” nga 33%, “të këqija” nga 63%, ndërsa sa i përket perspekrtivës së këtyre marrëdhënieve, 20% mendojnë se do të përmirësohen, 58% se do të mbeten siç janë dhe 17% se do të përkeqësohen.

Në pyetjen nëse “duhet Greqia të vazhdojë të jetë pjesë e euros”, “po” përgjigjen 49% e të anketuarve dhe “jo” 45%. Në sondazhin e mëparshëm, shifrat respektive ishin 40% dhe 52%.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)