'78% e mjekëve kërkojnë të largohen', Tritan Shehu: Ju tregoj gjashtë arsyet

'78% e mjekëve kërkojnë të largohen', Tritan Shehu: Ju tregoj gjashtë arsyet

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Ish- ministri i Shëndetësisë, Triran Shtehu ka dhënë 6 arsye që argumentojnë dëshirën e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria. Shehu shkruan në rrjetin social “Facebok” se aktualisht raporti i mjekëve është një mjek për 1000 banorë, e sipas tij, Shqipëria gjendet në nivelet e Afrikës Qendrore.Shehu shkruan më tej se rënia e numrit të mjekëve konsiston me plagët e thella që ka sistemi shëndetësor.

Statusi i ish-ministrit të Shëndetësisë vjen pas publikimit të raportit se 78% e mjekëve duan të ikin nga Shqipëria.

Mjeket “specie ne zhdukje”, në një sistem shëndetësor drejt kolapsit.

Së fundmi u publikua se numri i tyre arriti në 1 mjek për 1000 banorë, nivele Afrikano Qendrore këto. Kjo rënie nuk është e lidhur thjesht me pagesat, por me “plaget e thella” që ka ky sistem, duke detyruar edhe 78% të ekzistuesve të pregatisin largimin nga vendi:

1-Sistemi yne shëndetësor renditet i fundit në Europë për "kujdesin ndaj pacientit" me një varfëri ekstreme në financim e pak elemente sociale, koncentrim të shërbimeve në pak qendra, numër shtretërish (2,2 per 1000 banorë), specialitetesh (reth 200), disa herë më ulet se mesataret europiane etj.

2-Nuk artikulohet asnjë strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndërrmarrje”, autonomia institucionale etj.

3-Parësori është një instrument i centralizuar për qëllime politike e abuzive.

4-Farmaceutika ka një listë medikamentesh që rimbursohen disa herë më të vogël se në vendet europiane në numër e vlerë.

5-Siguria medikamentoze është cenuar nga prejardhja në shumicë e tyre jashtë prodhuesve të “origjinës së sigurtë”, jo me prioritet cilësinë por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e një kontrolli cilësor etj, duke prekur së pari alternativat e para.

6-Mjekët nuk e gjejnë veten në këtë sistem, që nuk u siguron mjaftueshëm nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjinë, “arsenalin” farmakologjik, literaturën, të ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.

Kolapsi, që po "troket në derë" duhet ndaluar, por kjo kërkon ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin dhe jo “makiazhe”!

Tritan Shehu, ish ministri i Shëndetësisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 22/02/2019 10:19

    O tritan po' te gjithe vendet me te zhvilluara se shqiperia qe kane mungese te mjekeve dhe infermiere si tja vejme emrin car duhet me I thene jo shum larg shif ITALINE dhe FRANCEN qe po I largohet cervello si è quan ti or debil njeri, hik atje dhe bej anestezi dhe jep shembullin I pari ti qe ketu punohet apo di te besh vetem politike PLERE e pa riciklushme

    Përgjigju
  • Avicena: 03/11/2018 12:27

    6-a eshte e para, 4-a e dyta, per te tjerat je vete fajtor se bashku me bashibozuket e tjere politikeberes.

    Përgjigju
    • Lani: 03/11/2018 15:08

      O Lavicena qe komento qeke nje koqe kanari qe se paske shokun

  • Bruno: 03/11/2018 11:48

    Ke harruar edhe faktin se i kane marre diplomat me lek dhe e dine qe nuk jane mjeke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja