8 janar, një vit më pas!

8 janar, një vit më pas!

Bënë disa ngjarje që do të mbeten gjatë në memorien e gjithsecilit!

- Mblodhën 40 mijë firma për të marrë partinë, por në 30 vjet nuk mblodhën edhe një firmë të vetme për të bërë referendum për kauza demokratike
- Bën Kongresin në stadium si asnjë parti në Botë e nuk ndertuan një stadium të ri sa kohë qenë në pushtet
- Hapën gjyq në Francë për non grada, por nuk ndodhi asgjë dhe morën non gradë tjetër edhe nga UK!
-Sulmuan selinë e PD sikur të ishin hordhitë otomane ndaj Kalasë së Krujës, por nuk e morën dot vulën
- Bënë "primare" ku shpiken listën e simpatizantëve e fryn anëtarësi, por në pjesmarrja reale ishte shumë e vogël
- Futën klauzolën e balotazhit, por në Tiranë e mbyllën me marrëveshje
- Sulmuan grupin parlamentar të PD, por nuk arritën kurrë ta dominonin
- Hëngrën dajak me datë 8 janar, por shpejt disa e harruan
- E nisën me konservatorizëm dhe përfunduam me revolucion bolshevik
- Luftuan ta largojnë Bashën, por ky i fundit dha vetë dorëheqje
- E nisëm me sovranizëm e përfunduan me zona të lira për minoritarët
- E nisën me luftë për të larguan Ramën e përfunduan duke sulmuar demokratët kolegë në Parlament
- E nisën me slogan për protesta të medha e përfunduan me beteja politike për kapjen e marrjen e PD
- E nisën me idenë e bashkimit të demokratëve duke përjashtuar vetëm Bashën e përfunduam si një minorancë parlamentare

Një gjë është e sigurt se ngjarja e 8 janarit është një ndër ngjarjet më të rënda në keto 30 vite dhe unikale në Botë, sepse nuk ka ndodhur kurrë që me shina treni e me sëpata po njerëzit e të njëjtës parti të dhunojnë selinë për ta marrë atë me metodat tipike të revolucionit bolshevik! 8 janari do të mbetet një njollë turpi dhe absurdi në PD dhe për demokracinë shqiptare! Ajo ngjarje i ndau përgjithmonë demokratët!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë