MALËSI E MADHE- Nesti Velaj (Ernet Veshtaj) është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e shkallës së Parë Shkodër. Sipas Gjykatës nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi. Veshtaj, ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” por Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provës në ketë faze fillestare të hetimit të kësaj çështjeje.
Platacioni i drogës u zbulua dy ditë më parë në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh ë vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.
Nga operacioni antikanabis i koduar “Krateri”, nisi hetimi për 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, Gjovalin Gjekaj, drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit, Roland Gjekaj (specialist) dhe Arben Hysaj (hidraulik). Ata mbulonin zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë. Nga pamjet duket se serat janë në një ambient të hapur, ku janë dërguar bimët e kanabisit dhe sende që shërbejnë për rritjen e tyre që deri më sot kanë arritur t'i shpëtojnë syrit të policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e organizatorit të dyshuar, u gjetën 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
32.4%
-
Jo
58.1%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1919
Lajme të tjera
-
Shpërndanin kokainë e ekstazi në Dhërmi e Himarë, në pranga 2 anglezët! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre, sekuestrohen sasi të mëdha parash
4 Qershor, 14:03
-
Malësi e Madhe, kultivuan 116 bimë kanabis në fshatin Vukpalaj! Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij
4 Qershor, 10:55
-
U kap me 13 doza kokaine në makinë, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec! Në banesë iu gjet dhe një armë pa leje
4 Qershor, 09:13
-
VIDEO/ Velipojë, zbulohen 6 sera me kanabis, policia 'kap mat' kultivuesit! Parcela dhe në Lezhë, Mat e Krujë
3 Qershor, 10:28
-
Shkakton kanabisi depresionet apo depresionet bëjnë që të përdoret kanabisi?
2 Qershor, 13:13
-
I dënuar në Itali për trafik droge, SPAK konfiskon 700 mijë euro pasuri të Raul Zenunaj
2 Qershor, 12:26
-
Skandali/ Arrestohet polici në Shkodër! U filmua duke kontrolluar makinën dhe portofolin një qytetari, rrahu një tjetër
2 Qershor, 07:12
-
Skandali/ Komandanti i policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër: E godita për hir të punës
1 Qershor, 21:04
-
Qytetarët e Shkodrës e kërkuan 3 ditë më parë, Benet Beci ndërhyn për riparimin e Urës së Vjetër të Bunës
1 Qershor, 20:35
-
Monitorimi ajror zbuloi mbi 2600 rrënjë kanabis! Report Tv siguron itinerarin, avioni ‘skanoi’ nga ajri në mëngjes, policia i asgjësoi në mesditë
1 Qershor, 17:21
-
‘Ekrani i artit’, nis festivali me filma e dokumentarë në Shkodër! Do ketë pjesëmarrje të artistëve nga Kosova
1 Qershor, 16:57
-
Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 2583 bimë kanabis në disa fshatra! Autorët nuk dihen ende
1 Qershor, 16:45
Gjykates te korruptuar! /S'ka prova/,eshte justifikimi! Po serat cfare jane gogla?!Po te ishte emigrant jashte e t'a kishte dhene me qera ,edhe mund te mos kishte lidhje,por ky ishte aty! Kete duhet t'a kishin lene ne burg thjesht per armet qe ju gjeten pa leje ne shtepi,pa llogaritur serat per te cilat duhej arrestuar patjeter.Keta gjykates te poshter t'u tregosh ujkun,thone ku jane gjurmet.
Përgjigju