8 muaj të artë për buxhetin e shtetit, merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë

Nga janari në gusht në buxhetin e shtetit kanë hyrë 425 miliardë lekë duke shënuar rritje prej 48.5 miliardë lekë krahasuar me 8 mujorin e vitit të kaluar. Ministria e Financave detajon se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganat kanë pasur performancën më të mirë duke i sjellë shtetit 368 miliardë ose 32.9 miliardë lekë më shumë se vjet, 12.7 miliardë lekë më shumë se parashikimi i Ministrisë së Financave.

Tatimet kanë mbledhur 226.6 miliardë lekë, 35.3 miliardë ose 18.4% më shumë se janar-gushti i 2022. Ndër zërat që i kanë sjellë më shumë para shtetit në buxhet janë kontributet e sigurimeve shoqërore, me 13.7 miliardë ose 17.6 % më shumë se janar gushti i vitit të kaluar. Pasojë kjo direkte që vjen nga rritja e pagave të administratës shtetërore dhe biznesit.

Tatimi mbi fitimin rakohet u dyti për më shumë para të dorëzuara në buxhetin e shtetit, me 40.9 miliardë lekë, apo 10.9 më shumë se vjet. 

Mbi parashikimet e ministrisë së financave dhe më shumë para se 8 mujori i 2022 rezultojnë edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale me 8.7 mld dhe TVSH neto me 5.9 mld.

Rritje në 8 mujorin e të ardhurave nga doganat e ka shënuar akciza me 38.2 miliardë lekë, 3.5 miliardë më shumë se viti i kaluar dhe taksa doganore me 5.9 miliardë ose 400 milionë lekë më shumë. Por Doganat në total për janar gusht të këtij viti kanë dorëzuar 2.4 miliardë lekë më pak se viti i kaluar. Më pak para janë mbledhur nga TVSH e importit dhe renta minerare në eksport.

Por teksa ka mbledhur 425 miliardë lekë të ardhura, buxheti ka nxjerrë më pak për shpenzime, ku për investime publike në 8 muaj janë dhënë 377.4 miliardë lekë, një realizim 92.8% të planit të parashikuar. Paratë e dhëna nga shteti në 8  muaj kanë shkuar më shumë për shpenzime operative dhe të mirëmbajtjes janë 335.6 miliardë lekë, apo 32.2 miliardë më shumë se vjet. Buxheti ka lëshuar më pak se vjet para për shpenzimet kapitale për financim të brendshëm e të jashtëm në investime publike, me 41.6 miliardë lekë, duke dhënë 1.3 miliardë lekë më pak. 

Shteti në 8 muajt e parë të këtij viti ka dalë me një nivel suficiti rreth 47.8 miliardë lekë dhe krahasuar me janar gushtin e vitit të kaluar shteti rezulton me 33.4 miliardë lekë më shumë të ardhura të mbledhura.

 TË ARDHURAT 8 MUAJ 2023
Totale                       425 mld lekë                                48.5 mld lekë më shumë se 2022
Tatimet                     226.6 mld lekë                             35.3 mld lekë më shumë se 2022              
Doganat                   141 mld lekë                                2.4 mld lekë më pak se 2022

 

TË ARDHURAT NGA TATIMET NË 8 MUAJ
Tatimi mbi fitimin                                                   40.9 mld lekë     10.9 mld më shumë
Kontributet e sigurimeve shoqërore                    91.1 mld lekë     13.7 mld më shumë
TVSH (neto)                                                            30.9 mld lekë     5.9 mld më shumë
Tatimi mbi të ardhurat personale                          39.3 mld lekë      8.7 mld më shumë
Taksat nacionale                                                     24.3 mld lekë      3.9 mld më pak

 

TË ARDHURAT NGA DOGANAT NË 8 MUAJ
TVSH në import                95.3 mld lekë                     5.2 mld më pak
Akciza                               38.2 mld lekë                     3.5 mld më shumë
Renta minerare                 2 mld lekë                          1 mld më pak
Taksat doganore               5.9 mld lekë                       400 mln më shumë

 

SHPENZIMET NGA BUXHETI PËR 8 MUAJ 2023
Shpenzimet e përgjithshme publike         377.4 mld lekë  15.1 mld më shumë
Shpenzimet korente                                   355.6 mld lekë   32.2 mld më shumë
Shpenzimet kapitale                                  41.6 mld lekë     1.3 mld  më pak

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës