80 zyrtarë në pranga, Vuçiç: Të
zbatohet ligji, njerëzit kanë besim

80 zyrtarë në pranga, Vuçiç: Të<br />zbatohet ligji, njerëzit kanë besim
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka përshëndetur punën e autoriteteve të sigurisë pas aksionit më të madh kundër korrupsionit të dekadave te fundit ne Serbi, ku 80 ish-zyrtare dhe biznesmenë përfunduan ne pranga. 

Shefi i qeverisë tha se gjyqësori dhe organet e tjera të pavarura kanë mbështetjen e plotë të ekzekutivit.

“Është e rëndësishme që policia të bëjë punën e saj dhe që autoritetet e gjyqësorit të zbatojnë ligjin. Unë dua që të vazhdojnë punën me sukses dhe njerëzit kanë besim”, deklaroi Vuçiç.

Edhe ministri i Brendshëm serb tha se qeveria dhe policia do të vazhdojnë përpjekjet për të fituar betejën kundër korrupsionit.
 
Mes të arrestuarve në Serbi janë një ish-ministër Bujqësie dhe dy ish-zëvendësministra, disa kryetarë dhe ish-kryetarë komunash, drejtorë të kompanive publike dhe biznesmenë. 

Këta persona akuzohen se kane shpërdoruar detyrën, kanë kryer pastrim parash dhe krim financiar duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 100 milionë eurosh.
 
Hetimet kishin nisur qe prej vitit 2004, ndërsa shpërdorimet më të mëdha lidhen me tokat për ndërtim.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’