TIRANË - U kapën me një ton drogë në operacionin e koduar “Poker”, mbeten në burg tre personat e arrestuar dy netë më parë në Portin e Durrësit teksa tentonin që me një trajler dhe një kamioncinë të kalonin kanabisin në Itali.
Albert Doku 51 vjeç, Ervin Pëllumbi 36 vjeç dhe Gani Bushati 55 vjeç u paraqiten këtë të mërkurë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.
I vetmi që foli para gjykatës ishte Gani Bushati, ku duke kërkuar lirimin e tij pasi kishte për të mbajtur familjen mësohet të ketë deklaruar se ai ishte thjesht punëtor në punishten e druve në Bushat dhe s’kishte dijeni për drogën.
Aktualisht hetimet për këtë rrejt trafiku narkotikësh janë të hapura ndërsa gjykata dha dhe një masë sigurie në mungesë për një 45- vjecar të konsideruar si pronari i drogës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com