Nëse pushimet janë për tu relaksuar dhe qetësuar, rikthimi në normalitet shpesh herë tingëllon traumatik për shumë persona.

Sipas studimeve të shumta, një në 2 persona vuajnë nga e ashtëquajtura “Sindroma e Rikthimit”.

E teksa rikthehemi nga pushimet në zyrë, fillojmë të përjetojmë simptoma të tilla si, vështirësi në përqëndrim, dhimbje koke, lodhje, ndihesh konfuze, e irrituar, por ndjen edhe dhimbje muskulore, djersitje të tepërt dhe takikardi.

Shumë persona i thonë jo rikthimit në rutinën e përditshme, por një rikthim i ngadaltë me disa këshilla të vlefshme është i mundur.

10 këshillat për tu rikthyer në punë pa stres janë ato që të ndihmojnë më së shumti.

Cilat janë ato?

1. Rikthim gradual
Të sigurohesh që të kthehesh nga pushimet në qytet, 1 ose 2 ditë para, në mënyrë që ti lësh kohë vetes të mësohesh me rutinën e përditshme, përpara se të shkosh në zyrë, gjë kjo e cila ndihmon shumë për një rikthim të butë në punë. Rikthimi gradual ju ndihmon që të riktheheni duke kapërcyer shqetësimet hyrëse, si për shembull, problemet në zyrë, ju duhet të përballeni me keqkuptimet e mundshme me kolegët dhe ndoshta pakënaqësisë me punën e tyre.

2. Pushimet mbaruan, po ja si ti ndjejmë ato dhe kur jemi në punë
Për të luftuar sindromën e rikthimit është mirë që të mos harroni. Është mirë ti arkivojmë kujtimet që kemi nga ditët e bukura që kemi kaluar në pushime. Ruani fotot, videot për ti rishikuar ato dhe kështu jemi të përgatitur për të mbajtur gjallë ndjenjat e mira të festës dhe për tu ndjerë pak "larg nga të gjitha punët e zyrës”. Zhytuni në kujtimet tuaja më të bukura nga pushimet dhe kjo do u ndihmojë.

3. Vendosini vetes qëllime të arritshme
Është e panevojshme të duash të bësh të pamundurën për të punuar apo menduar. Bëj atë që mund të arrish të bësh, duke i kursyer vetes stresin e mosarritjes së asaj çka ti do. Kushtoi vetes pak vëmendje, zbato edhe rregullat për një ushqim sa më të shëndetshëm.

4. Kujdesu për veten
Ju u kujdesët shumë për veten gjatë pushimeve, i jepnit vetes kohë për të ngrënë ngadalë, i jepnit vetes kohë për një shëtitje relaksuese, për të lexuar një libër të mirë dhe për të shpenzuar më shumë kohë jashtë. Kushtojini këtë kohë vetes edhe pas kthimit në punë, kujdesuni për veten tuaj.

5. Rekupero me ritmet e duhura
Festat, pushimet shpesh janë sinonim i shthurjes. Gjatë pushimeve ju shpesh herë i jepnit vetes kohën edhe për tu argëtuar edhe “shthurur”, dhe kjo çon në ndryshim të ciklit të gjumit si edhe orarit të të ushqyerit. Për tu rikthyer në rutinë duhet vetëm të gjejmë ritmet e duhura, së pari duke u rikthyer për të fjetur të paktën 6-7 orë gjumë gjatë natës dhe të shkojmë në shtrat pak a shumë në të njëjtin orar. Gjithashtu ushqehu në një orar të rregullt, gjë kjo e cila ju ndihmon të rregulloni organizmin si edhe të riktheheni në rutinë shëndetshëm.
 
6. Fillo të lëvizësh
Ata që gjatë pushimeve nuk kanë lëvizur as një gisht, tanimë duhet të fillojnë të lëvizin, pasi aktiviteti fizik është thelbësor për t’iu mbajtur të arsyeshëm dhe për t’iu kundërvënë sindromave të rikthimit, siç janë lodhja, nervozizmi, humori i keq: në këtë rast qasja graduale është thelbësor, ndaj është e rëndësishme përpjekja për të lëvizur të paktën tre herë në javë.

7. Mëngjes i përzemërt
Në një periudhë të "lodhur" mënyra më e mirë për të filluar çdo ditë dhe për të rritur e energjinë, gjë që shmang lodhjen që kërkon rifillimi i aktiviteteve normale është të bësh një mëngjes të mirë dhe të përzemërt. Kjo ju ndihmon të filloni me këmbën e djathtë programin ditor dhe ju jep energji për të shmangur lodhjen. Ato që kurrë nuk duhet t’iu mungojnë në një mëngjez janë qumështi apo kos sepse ato ofrojnë fosfolipide të dobishme për funksionin njohës dhe për të luftuar gabime në përqendrim.

8. Pini sa më shumë ujë
Një rikthim të mirë fillon me një hidratim të duhur: "Është thelbësore që të lejoni furnizimin e duhur të gjakut dhe indeve e pastaj për të lejuar antioksidantët që të arrijnë të gjitha qelizat”, thotë Luca Piretta, mjek diete Campus University Biomedical Rome. Përveç kësaj, të gjitha reaksionet qelizore kimike bëhen vetëm nëse nuk ka ujë, i cili është thelbësorë, për një rikthim sa më të butë.

9. Kushtoi vëmendje dietës
Tepricat e ushqimeve të verës duhet ti rikuperojmë më një ushqim të shëndetshëm tani që vjen rikthimi në punë, për tubalancuar dhe për të qenë të qetë. Të konsumosh perime dhe fruta të freskëta si edhe ti thuash jo alkoolit.

10. Kujdes nga trafiku
Të rikthehesh në punë do të thotë gjithashtu që të merresh edhe me trafikun në orët e pikut, të mëngjesit, drekës dhe në mbrëmje. Të qëndrosh në një makinë të mbyllur në radhë stresohesh. Këtë e konfirmojnë të dhënat nga një studim nga Universiteti i Surrey se niveli i ndotjes në trafik arrin vlerat e 40 për qind më të lartë se sa kur makina drejtohet në një mënyrë të rregullt. Për të zvogëluar rrezikun, mbyllni dritaret dhe ndizni ajrin e kondicionuar për ftohje ose ngrohje: kjo gjë e ul me 76% sasinë e ndotësve në makinë. Dhe në qoftë se ju nuk mund të bëni pa ajër, të paktën aktivizoni riqarkullimin e ajrit.
 
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com