AKR kërkon rinumërim të të gjitha
fletëvotimeve në tërë Kosovën
Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, parti kjo e cila nuk ka arritur ta kaloj pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, thotë se ka vejtur parregullsi të mëdha gjatë numërimit të votave dhe bartjes së rezultateve, duke kërkuar nga KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovë.
PRISHTINE- Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, parti kjo e cila nuk ka arritur ta kaloj pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, thotë se ka vejtur parregullsi të mëdha gjatë numërimit të votave dhe bartjes së rezultateve, duke kërkuar nga
KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovë.
Në një komunikatë për media nga kjo parti thuhet se, AKR-ja përmes anëtarëve të saj në KVV, ka pranuar fakte të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve, nga të cilat shihet se votat e AKR-së, me apo pa qëllim, u janë bartur subjekteve të tjera politike.
“Këto parregullsi dëshmohen me formularin e rezultatit të kandidatëve ku në të njëjtën vend votim, kandidatët kanë vota ndërsa subjekti politik AKR-ja nuk ka as edhe një votë të vetme. Deri më tani, AKR ka të identifikuar disa prej rasteve të tilla, të cilat seriozisht e dëmtojnë AKR-në, dhe njëkohësisht abuzojnë me vullnetin politik të votuesit. Komisionerët kanë dokumentuar se ka edhe raste kur votat e AKR i jani bartur një subjekti tjetër politik, kandidatët e të cilëve nuk kanë asnjë vote”, thuhet në komunikatë.
AKR ës htë shprehur e shqetësuar edhe për raste dhe mënyra të tjera kur vullneti i qytetarëve është keqpërdor siç janë dëmtimet e qëllimshme të votës së përcaktuar për AKR-në.
Për këtë arsye Aleanca Kosova e Re, kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, me çka do të dëshmohet se vullneti i qytetarëve do të respektohet në tërësi.
“Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë, që tashmë kanë filluar të dalin në shesh, nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme”, thuhet në komunikatën e AKR-së.
AKR, i siguron qytetarët se do të angazhohet që vullneti i secilit votues do të respektohet në plotni, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR-ja.
Ndryshe, në zgjedhjet e 8 qershorit nga numërimi i 99.83 % të votave AKR-ja ka marrë vetë 4.66 për qind, duke mos kaluar kështu pragun zgjedhor.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32