​Baballarët e vajzat! Video
mesazh sensibilizues

​Baballarët e vajzat! Video<br />mesazh sensibilizues
Një mesazh për vajzat, për t'i dhënë atyre mbështetje, për të luftuar diskriminimin gjinor e për të ndihmuar në fuqizimin e tyre. Është ky thelbi i një video-mesazhi të publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave që u shënua një ditë më parë.

Një video mesazh ku vetë ambasadori amerikan Donald Lu shfaqet bashkë me vajzën e tij ndërsa bën xhiro me patina në oborrin përpara rezidencës. “Të jesh baba, do të thotë që t'i mësosh vajzës tënde se mund të arrijë çdo gjë”-thotë Lu në këtë mesazh.

Në video shfaqet edhe prezantuesi i mirënjohur Adrian Krasta bashkë me vajzën e tij, futbollisti Endri Vrapi e shumë baballarë të tjerë që përcjellin mesazhe të ndryshme por që bashkohen në një pikë: Të mbështesim vajzat, tu japim mundësinë të arsimohen e të ndjekin ëndrrat e tyre pa i vënë atyre kufizime gjinore.
 
Ky është një projekt i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë që iu besua gazetares së Report Tv e Shqiptarja.com, Erjona Rusi.

“Faleminderit Ambasades se SHBA-ve që ma besoi këtë projekt. Faleminderit të gjithë baballarëve që ndanë një copëz jetë me ne, për të përcjellë këtë mesazh”, thotë Rusi duke përcjellë videon që shihni.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?