Konstituimi i këshillit të ri bashkiak në bashkinë e Kukësit, do të jetë tepër i vështirë pasi partitë e mëdha duhet të "varen" nga partitë e vogla që kanë shumicën e mandateve të marra nga vota e 21 qershorit. Kryetarët e dy partive kryesore në Kukës, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste thonë se partitë "inekzistente" siç i quajnë ata partitë e vogla, kanë marrë më shumë mandate. Sipas tyre, ligji dhe Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet pasi kodi aktual favorizon partitë e vogla e cila dëmton partitë e mëdha ndonëse kanë numër shumë më të madh votash.
Për PD-në dhe PS-në, ky fenomen duhet të marrë fund pasi qytetarët duhet që të përfaqësohen nga parti që janë të përfaqësuara në parlament, e jo nga parti që nuk kanë elektorat. Sipas dy subjekteve politike marrja e mandateve nga partitë e vogla , është një mundësi e mirë e këtyre këshilltarëve që të ushtrojnë presionin e tyre ndaj drejtuesve të bashkisë për të bërë edhe "pazare" me mandatin e tyre.
Në bashkinë Kukës, vetëm Partia Demokratike ka 4 këshilltarë, PS, LSI e PDIU nga 2, ndërsa 21 të tjerat, kanë nga 1 mandat. Në total numri i këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Kukësit është 31, ku këshilltarët janë ndarë mes 24 partive.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com