​Bukuria e nuses së Topallit kalon
kufijtë, krahasohet me Jennifer Lopez

​Bukuria e nuses së Topallit kalon<br />kufijtë, krahasohet me Jennifer Lopez
“Eva Murati është gazetare sporti, prezantuese në televizion, studente e drejtësisë, aktore dhe fotomodele nga Tirana. Shqiptarja e bukur lindi më 25 maj 1995, dhe veç shqipes së saj ajo flet anglisht italisht dhe spanjisht”.

Kështu e nis artikullin e saj për Eva Muratin gazeta prestigjioze boshnjake “klik.ba”, për bukurinë  e së cilës duket se është dëgjuar përtej Shqipërisë.

Ajo është gjendur shpesh kohët e fundit në titujt e medieve rozë, kjo edhe për shkak të projekteve të saj të fundit.

Modelja dhe moderatorja shqiptare, vetëm pak muaj më parë  mori pjesë në filmin “Skanderbeg”, ndërsa për momentin ajo drejton një program sportiv.

“Klik.ba” e krahason Evën madje edhe me këngëtaren Jennifer Lopez.

“E shkathtë dhe e talentuar ajo mund të krahasohet me gjiganten Jennifer Lopez për nga karakteri dhe tiparet e saj” shkruan “klik.ba”.

Eva Murati prej kohësh është e fejuar me djalin Jozefina Topallit Genar Topallin.


   Artikulli i publikuar nga “klik.ba”


Në foto Eva Murati dhe  Genar Topalli


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

69/2
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol