TIRANE-Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Greqisë në vendin tone, Eleni Sourani.
“Gjatë takimit u vu në dukje bashkëpunimi i ngushtë policor midis dy vendeve në çështje kyçe të sigurisë, luftës kundër trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Sakaq mendohet se dosja e Klement Balilit, të ketë qenë kryefjale e takimit mes drejtorit policisë dhe ambasadores greke.
Kujtojmë qe pala greke ka sjellë në Shqipëri dosjen e Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar drogë dhe që në Greqi, njihet me nofkën, ‘Eskobari i Ballkanit.
Në fund të takimit Çako dhe Sourani shprehën dëshirën e forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy organizatave policore.
[gallery]20107[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO