Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjet që ishin në rend dite dhe që kërkonin vetëm shumicë të thjeshtë. Fillimisht u miratua ligji për shfuqizimin e “Kodi i Etikës së Policisë” me 73 vota pro.
Gjithashtu gjatë kësaj seance u miratua dhe kalendari i diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2016, pasi Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti kompromis për një gjë të tillë.
Ndryshe nga ligji për Kodin e Etikës së Policisë, ky vendim u miratua me 74 vota pro. Kjo pasi nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i kujtoi Shkëlqim Canit të votonte.
Mesa duket Cani, i cili është një rast i veçantë, mban dhe mandatin e deputeti ndryshe nga ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar.
“Votoni z. Ministër i Financave se kam qyshkur që u them”, i tërhoqi vëmendje Leksaj, Shkëlqim Canit.
Cani është deputet i Qarkut të Dibrës dhe është i vetmi anëtar i kabinetit nga 19 ministra që mban ende mandatin e deputetit.
Edhe Blendi Klosi, i cili është bashkë me Ylli Manjani (nuk ishte deputet) ministrat më të rinj në qeveri ka hequr dorë nga mandati i deputetit, por ende nuk është kryer zëvendësimi i tij.
Mes ligjeve të shtyra për mungese kuorumi ishin ndryshimet në Kodin Rrugor dhe projektligji për Nëpunësin Civil.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com