Njeriu mund të krijojë varësi nga gjëra të ndryshme, e një lloj varësie është edhe fiksimi për të ngrënë tërë kohën.
E kemi të qartë që nuk është në të mirë tonë, por një kroasant tani, një çokollatë pak më vonë, apo një pije me gaz, ndonjëherë e kemi të pamundur ti shmangim.
Epo më në fund erdhi dita të gëzohemi, pasi studiuesit kanë gjetur edhe zgjidhjen e këtij problemi.
Dhe i gjithë fiksimi ynë për të ngrënë largohet shumë kollaj me konsumimin e arrave.
Në studim, kërkuesit monitoruan ushqyerjen e dhjetë personave obezë. Gjatë pesë ditëve të studimit, disave prej pjesëmarrësve iu dha një lëng frutash që përmbante 48gr arra, ndërsa të tjerëve një lëng që s’përmbante arra.
Ne fazën e dytë të studimit, rolet u ndërruan.
Më pas subjektet iu nënshtruan një skaneri të trurit, i cili zbuloi se personat që konsumuan lëngjet me arra, kishin impulse më aktive në zonën e trurit që kontrollon dëshirën për të ushqyer dhe ngrënë.
Kjo do të thotë se ata janë më të zotë në kontrollin e dëshirave dhe nepseve dhe si rrjedhim do të jenë të aftë të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme në ushqimet që hanë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com