Një problem në motor ka bërë që një velierë me flamurin turk në ujërat e detit Jon, të kërkonte ndihmën e Rojes Bregdetare Shqiptare.

Pasditen e sotme anija e Rojës Bregdetare “Vjosa”,  i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të velierës, e cila kishte ngelur në det të hapur pa patur mundësi të vazhdonte udhëtimin e saj, duke bërë të mundur shpëtimin e katër personave të cilët ndodheshin në bordin e velierës “Felton”.

Mësohet se shkaku i kërkesës për ndihmë ishte një defekt i rëndë në motor, mungesa e karburantit si dhe bllokimi i spirancës.

Veliera është rimorkiuar nga anija “Vjosa” dhe është dërguar drejt portit të Sarandës, ku edhe është ankoruar.

Gjendja shëndetësore e personelit që ndodhej në bordin e anijes, mësohet të jetë e mirë.

Njoftimi i plotë:
Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-05 “Vjosa” i ka ardhur në ndihmë katër personave të cilët ndodheshin në një velierë me flamur turk në gjirin e Sarandës.

Veliera “FELTON”, me 4 persona në bord kërkoi ndihmë, pasi kishte ngelur në det të hapur për shkak të një difekti të rëndë në motorr, mungesës së karburantit si dhe bllokimit të spirancës.

Me marrjen e sinjalit, menjëherë u nis për ndihmë anija e gatshme e Rojes Bregdetare P-05 "Vjosa", e cila kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në portin e Sarandës. Veliera u ankorua në portin e Sarandës dhe gjendja shëndetësore e personelit është e mire.

terhqeja e anijes turistike

terhqeja e anijes turistike
(D.T/Shqiptarja.com)