TIRANE-Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur
Emiljano Shullazi e banda kanë marrë Hotel Vollgën e Ylvi Beqajt.
Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dëgjua dëshmia e Çyrbja, i cili tha se Shullazi i ka ardhur me një shkresë në dorë për të regjistruar Hotel Vollgën në emër të tij.
Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
“Fillimisht më ka ardhur një urdhër nga Hipoteka qëndrore për të regjistruar ish-Hotel Vollgën. Më pas më ka ardhur një urdhër i dytë që të mos bëja veprime. Jam takuar me Emiljano Shullazin dhe Ilvi Beqjan në një lokal në Shijak. Shullazi më kanë thënë “Pse s’po regjistrohet prona ime” dhe unë i kam thënë që do zbatoja ligjin.
Shullazin më ka ardhur edhe pranë shtëpisë sime dhe më ka thënë “ E do me shkresë nga lart që ta bësh regjistrimin apo jo”. Për këtë pronë jam takuar disa herë edhe më Ilirjan Muhon, për të diskutuar.
Ilvi Beqja ma prezantoi Shullazin si bashkëpunëtor të tij. Më ka ardhur në zyrë edhe Gilmando Dani, i cili më pyeti se “pse nuk po regjistrohet prona e Emiljano Shullazit”. Më kanë kërcënuar për ish-hotel Vollgën, por jo Emiljano Shullazi”, është shprehur deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja.
[gallery]23141[/gallery]
Dëshmia e noteres: Akt-dhurimi i hotel Vollges ne shenje respektiPo sot është dëgjuar dhe dëshmia e noteres Aida Spahiu që ka firmosur për akt-dhurimin e ish-hotel Vollgës tek Emiljano Shullazi.
“Më ka ardhur Shullazi e Ylbi Beqja. Kam firmosur kontratën e dhurimit. Arsyeja? Në shenjë mirënjohje e respekti”.
Nuk pranon te deshmoje avokati Neshat FanaNdërsa avokati Neshat Fana, u paraqit në seancë por nuk pranoi të dëshmojë për shkak të sekretit profesional.
Ish avokati i Berishës Neshat Fana theksoi vetëm se, “Jam takuar me Shullazin disa herë. Nuk mund të flas për shkak të detyrës sëpse nxjerr sekretin hetimor”
Me këto dëshmi përfundoi seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit.
Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rëndojnë 7 akuza.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor
Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule.
Përveç Emiljano Shullazit nën gjykim do të jenë edhe shoku i tij Gilmando Dani, nipi i tij Endrit Zela si dhe Blerim Shullazi e Endrit Qyqa.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.2%
-
Të gabuar
45.3%
-
Nuk e di
24.5%
Vota total: 53
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 10:46
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht 2024, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht 2024, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor 2024, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj 2024, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj 2024, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj 2024, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj 2024, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj 2024, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars 2024, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar 2024, 13:26
-
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
13 Dhjetor 2023, 15:30