​Dosja ‘Xibraka’, hetimet: Nipi i
diktatorit e të pandehurit të varfë

​Dosja ‘Xibraka’, hetimet: Nipi i<br />diktatorit e të pandehurit të varfë
Të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit rezultojnë të varfër pa prona, biznese e para në llogarit bankare.

Është ky rezultati i hetimit pasurorë të kryer nga krimet e rënda ndaj të pandehurve mes tyre dhe Ermal Hoxhës, nipit të ish diktatorit Enver Hoxha.

Më 14 Janar viti 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.

Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana,  Fatmir Hoxha, 48 vjeç, Kastriot Imeri, 47 vjeç nga Tirana, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Ermal Hoxha, 40 vjeç (nipi i Enver Hoxhes) nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani, këta janë nëntë shqiptarët e arrestuar si pjesëtarë të grupit kriminal që ndërtoi laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit të cilët rezultojnë të varfër dhe pa prona, pasuri e para në llogaritë bankare.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin pasurorë ndaj të arrestuarve mes tyre dhe Ermal Hoxha, nipi ish-diktatori Enver Hoxha.
Nga përgjigja e letër-porosi dhe informacionet e mbledhura nga Hipotekat, bankat, dhe qendra kombëtare e biznesit ka rezultuar se të arrestuarit janë pa prona e biznese ndërsa në llogarit e tyre në banka ka vlera të papërfillshme parash.

Aktualisht të pandehurit mes tyre dhe Walther Moreno, Cesar Avila nga Kolumbia janë duke u gjykuar pranë Krimeve të Rënda ndërsa pas 34 seancash ky proces ende nuk ka asnjë vendim.

Më 14 janar 2015, Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë dhe hetuesit gjermanë arritën të zbulojnë laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Ky zbulim u arrit pasi hetuesit gjerman kishin vendosur një lokalizuar në automjetin e Ilir Hysenit dhe ky mjet përshkroi një itinerar që përfundoi në Xibrakë të Elbasanit pranë ish stallës së Bujqësisë në atë zonë.

Nga ndërhyrja e policisë dhe kontrollet në këto magazinë u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine dhe laboratori i improvizuar ku teknikisht kokaina përpunohej nga dy kolumbianët Walther Moreno dhe Cesar Avilia të mbërritur në Shqipëri me leje pune si sportist.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë