Një grup kriminal i përbërë nga 11 persona është shkatërruar nga Guardia di Finanzia. Nga trafiku i drogës trafikantet ishin të gjendje të xhironin më shumë se 40 mijë euro në muaj.
Media italiane sjell dhe përgjimet e tyre:
S.V: Ti do të shkosh të ngarkosh
M.C: Po, por nuk ka shumë për të marrë, por nuk është problem im, unë shkova në Shqipëri. Sot duhet të nisesha sërish, dhe nuk shkova sepse anija nuk ishte. Deti ka dallgë. Nesër nisem… Por e kanë djegur, nuk ka shumë...
S.V: Po e di.
M.C: Po e bëjnë gjithçka me llampa, kjo është e gjitha më thanë. Është e mbledhura e një viti më parë
Kjo është një nga bisedat e shumta që policia italiane ka arritur të gjurmojë gjatë hetimeve të cilat u mbyllën këtë të enjte. Në operacionin ‘Black sheep’, shqip (delja e zezë) ku u angazhuan rreth 159 ushtarë dhe forca të tjera u arrestuan rreth 11 persona dhe u sekuestruan 4 shoqëri, 7 autovetuara, 6 motocikleta, 13 llogari bankare me vlerë më shumë se 750 mijë euro.
Hetimet ishin hapur pas denoncimit të bërë nga një sipërmarrës italian i cili ishte kërcënuar nga grupi kriminal aktiv në Bari dhe Bitonto.
Hetimi u përqëndrua veçanërisht në klanin e udhëhequr nga vëllezërit Dicataldo dhe klanin e drejtuar nga Cipriano, dy klane që dy operojnë në territorin e Bitontos. Sipas hetuesve janë shumë të qarta elementët e mbledhura nga përgjimet të cilat që kanë të bëjnë me aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Edhe baza e grupit kriminal u zbulua në një lagje të njohur në Bitonto.
Ishin pikërisht përgjimet që çuan në shkatërrimin e grupit.
Në krye thuhet se janë një cift që bënin transportin dhe shpërndarjen. Madje disa herë për të devijuar dyshimet udhëtonin me djalin e tyre 10 vjeçar. Dyshohet se xhiroja e trafikut arrinte deri në 40 000 euro në muaj. 11 personat e arrestuar akuzohen për grabitje, trafik droge, vjedhje etj.
/Shqiptarja.com