Kultivon drogë, e trafikon apo e shpërndan, dënimi me burg do të jetë më i ashpër se ai aktual. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur sot se po bën gati një propozim për Qeverinë ku kërkon ashpërsimin e Kodit Penal për cdo person të përfshirë në trafikun apo prodhimin e lëndëve narkotike.

Do i propozoj qeverisë ndryshimin e Kodit Penal me qëllim përshkallizimin e arsyeshëm dhe rëndimin e dënimeve për trafikimin, mbajtjen e kultivimin e lëndëve narkotike. Do propozoj që mbajtja e paligjshme, trafikimi të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit. Faji më i madh, përgjegjësia më e madhe. Konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për konsum vetjak do vijojë të jetë jo vepër penale, por shitja, e tregtia 1 deri në 5 vjet burg për sasi të vogla, e 1 deri në 10 vjet burg në sasi më të mëdha”.

Sipas ministrit, dënimet do të ashpërsohen dhe për kultivuesit.
E njëjta gjë do vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike, pra një dispozitë e veçantë për importimin, eksportimin, tranzistimin, mbajtjen blerjen e shitjen e farave të kanabisit. Do denohet nga 3-7 vjet, kultivimi në sasi mesatare, kultivimi në sasi që nuk janë më të vogla do dënohet me 1-3 vite, kultivimi në sasi të mëdha nga 5-10 vjet”.

Tahiri gjithashtu tha se do të propozojë që në ligjin antimafia, të përcaktohet hetim pasuror i menjëhershëm, për të gjitha rastet e kultivimit të sasive të mëdha të kanabisit.
Ky përshkallëzim së bashku me ashpërsinë e dënimeve për sasitë më të dëdha çojnë në luftë efektive ndaj të gjithë zinxhirit të paligjshmërisë në raport me lëndët narkotike në vend. Importin, kultivimin, magazinimin, trafikimin. Ky është zinxhiri i cili do sjellë rezultate”.

Propozimi për të nisur hetime pasurore e më pas sekuestrime të menjëhershme të atyre që kultivojnë në sasi të mëdha do japë efekt dhe do të sjellë heqjen nga duart të lekëve që përdoreshin për riciklimin e këtij fenomeni kriminal”, shtoi Tahiri.

Tahiri theksoi se lufta sot është përqëndruar dhe tek hallka e dytë, grumbullimi dhe magazinimi i hashashit. Ministri tha që po punohet në patrullimin e kufirit dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e homologut italian dhe atij grek.
Hallka e dytë, grumbullimi dhe magazinimi i hashashit, aksione të suksesshme të policisë në Shkodër në Durrës  në Krujë dhe do vijojë në çdo qark duke e konsideruar këtë si fazën më të rëndësishme të këtij zinxhiri kundër luftës së drogës dhe në kuadër të luftës së financimit të këtij trafiku. Po punojmë intensivisht për patrullimin e kufirit. U kam kërkuar ministrit italian dhe atij grek ngritjen e një zyre në Shqipëri ku bashkëpunimi të jetë më i ngushtë në këtë pikë. Kemi përgjigje shumë pozitive nga ai italian dhe shpresojmë që të marrim të njëjtën përgjigje dhe nga ai grek.
Në këtë beteje të mos jemi vetëm ne, dhe vetëm ne e policia italiane, por të jemi të gjithë ne.
Dje Europol bëri të ditur një aksion të rëndësishëm të vendeve partnere ku merrte pjesë Policia e Shtetit, ky është një ndër shembujt sesi besimi tek Policia e Shtetit mund të shërbëje për arritje solide e të qëndreshme në kohë për trafikimin e lëndëve narkotike, është një cështje që përbën vëmendjen tonë kryesore, në raport me një fenomen historik, ashtu sic kërkon vëmendje dhe faza paraprake e ndalimit të trafikimit të lëndëve narkotike
”.

Ja denimet
1- 3 vjet burg për sasitë e vogla 
3- 7 vjet burg për sasitë mesatare
5- 10 vjet burg për sasitë e mëdha

Dënimet sipas sasive të drogës 

1- 5 vite burg për sasitë e vogla 
10 vite burg për sasitë e mëdha

Konferenca e ministrit Tahiri për çështjet e drogës ( pjesa e 1 )


Konferenca e ministrit Tahiri për çështjet e drogës ( pjesa e 2 )