FIER- Dy persona kanë goditur, për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellësit në Rroskovec.

Sipas policisë, Selami Rërëza, 21 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, dhe Edison Rërëza, 19 vjeç, banues po në fshatin Vlosh në Rroskovec, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur ditën e dje 53 vjeçarin me inicialet F.M.

Të dy personat janë arrestuar nga policia, ndërsa nuk bëhet i ditur motivi i saktë se pse ata kanë goditur punonjësin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë
Fier
Godasin për shkak të detyrës punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, policia arreston në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Selami Rërëza, 21 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

2.Edison Rërëza, 19 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 19.07.2017, në fshatin Vlosh, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, shtetasin F.M, 53 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com