Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Apollonia” në Fier, ku një19 vjeçare është hedhur nga kati i tetë i një pallati.
Safete Bega dyshohet se është vetëhedhur, por policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje edhe bashkëjetuesin e saj, 38 vjeçarin Artur Çala, pasi nuk përjashtohet edhe pista për ndonjë krim të mundshëm.
Policia është njoftuar prej 38 vjeçarit, se bashkjetuesja e tij banuese në lagjen "Apollonia" është hedhur nga ballkoni. Pas mbërritjes, grupi hetimor gjeti të pajetë trupin e 19 vjeçares, ndërsa ka kryer ekspertizën për të vërtetuar nëse është vetëvrasje apo vrasje.
Sipas dëshmive të fqinjëve të çiftit, ata vazhdimisht kishin shfaqur probleme për komunitetin, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se të dy janë proceduar penalisht më herët edhe për grabitje.
[gallery]22987[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO