Greqisë do t’i duhet dhe një shumë ekstra prej 50 miliardë euro në tri dekadat e ardhshme për të stabilizuar financat, pavarësisht planit të ndihmës, thotë FMN.
Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu ka rishikuar edhe parashikimin për rritjen ekonomike të Greqisë, duke e çuar nga 2.5% në zero.
FMN gjithashtu ka ripërsëritur sugjerimin se Greqia ka nevojë për ndihmë financiare për të paguar borxhin në kohë si dhe për normë të ulët interesi.
Raporti vjen kur Greqia do të mbajë të dielën referendum për kushtet e borxhit. Kryeministri grek, Aleksis Cipras u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë “Jo” për propozimin e kreditorëve duke thënë se refuzimi do të sjellë “një marrëveshje më të mirë”.
Por, liderët e eurogrupit thonë se “Jo-ja” nuk do t’i sjellë Greqisë një rrugë më të lehtë për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe se sugjerimi i Cipras është “i gabuar”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com