Protestuesit e PD ngritën lehtësisht çadrat në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku do të zhvillojnë protestën maratonë.
 
Edhe pse tubimi ishte njoftuar vetëm për katër orë, nga ana tjetër Policia nuk ka bërë asnjë tentativë për të ndaluar ngritjen e çadrave nga protestuesit.
 
Siç duket edhe nga këto foto, kamionçinat e ngarkuara me shufra hekuri kanë hyrë lehtësisht në Bulevard, edhe pse qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndaluar me urdhër të policisë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. 

Ndërsa gjatë gjithë kohës në Bulevard ka qarkulluar një vinç i cili ka montuar çadrat gjigande. Edhe ai, njësoj si kamionçinat, nuk është penguar të futet në rrugën e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. 

Kuptohet, policia ka shmangur çdo veprim që mund të tensiononte apo provokonte protestuesit. Ata janë lënë të lirë jo vetëm të protestojnë, por edhe të ngrejnë çadrat në mes të Bulevardit.
 
Ndërkohë, më herët edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se protestuesit e PD do lejohen të vijojnë protestën përpara Kryeministrisë. Ai tha se asnjë protestues nuk do cenohet.

protesta
protesta

makina me tendat

makina me tendat
(Kamionçinat me çadrat e protestuesve të PD në Bulevard)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com