Në traditën e Ditës së Verës janë dhe ekspozimi i prodhimeve artizanale.

Kështu dhe kjo nënë ka dalë në një cep të kryeqytetit të tejmbushur ditën e sotme dhe ka ekspozuar punën e saj të dorës. Janë veshje tradicionale shqiptare popullore që nëna i ka punuar me duart e saj.

Por i befasishëm për të ishte momenti kur kryeministri i vendit ka ndalur dhe pa fjalë tepër ka marrë dorën e zgjatur të saj që po e përshëndeste dhe e ka puthur.

Duket se kryeministri është mrekulluar nga punët e dorës së të moshuarës dhe gjesti flet më shumë se cdo fjalë për nënën duarartë!

“Bravo! Nga ato duar jemi rritur ushqyer e veshur...përherë do i përkulemi nënës”, i shkruajti dikush në rrjetin social Facebook ku kryeministri ka publikuar dhe foton si Foto të Ditës.

rama puth duart e nenes
(d.b/Shqiptarja.com)