Në inaugurimin e Pazarit të Ri, pranë kryeministrit Edi Rama e kryebashkiakut Erjon Veliaj është parë dhe ministri i larguar, Saimir Tahiri.  Plot buzëqeshje duke përshëndetur qytetarët, Tahiri ka qëndruar gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit të Pazarit të Ri.

Tahiri ka lënë mënjanë angazhimet e tij ende të pambyllura në ministrinë e Brendshme nga ku u largua si ministër, për të mbështetur projektet në Tiranë ku ai është si koordinator i PS për Tiranën.
Tashmë vendin e Tahirit në minstrinë e Brendshme do e mbajë Fatmir Xhafaj, i cili merr dikasterin menjëherë pas dekretit të Presidentit.

[gallery]21442[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)