Familja e autorit të masakrës me dy të vrarë dhe katër të plagosur në Dajç të Shkodrës është ngujuar nga frika e gjakmarrjes.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët e 33-vjeçarit Miklovan Parubi qëndrojnë me frikën e gjakmarrjes, pasi kanuni vijon të jetë ende prezent në këto zona dhe i druhen një kundërpërgjigje po me armë nga familjarët e dy personave që mbetën të vrarë mbrëmë në Dajç.
Ndërkohë, policia ka shtuar prezencën e saj në afërsi të banesës së Miklovan Parubit.
Situata bëhet më e vështirë, pasi autori i masakrës dhe viktimat janë nga e njëjta zonë dhe njiheshin me njëri tjetrin.
Mësohet se familjarët kanë tërhequr nga morgu trupat e viktimave dhe kanë hapur dyert e mortit.
Një lojë pokeri dyshohet se ka qenë molla e sherrit që solli tragjedinë me 2 të vdekur e 4 të plagosur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Policia vijoi intensivisht kërkimet për kapjen e autorit të masakrës. Pak pas mesdite, autori u vu ne pranga, në afërsi të banesës së tij. Policia e Shkodres njoftoi se, nga forcat e drejtorisë vendore të policisë Shkodër, gjatë një pune të pandërprerë u bë e mundur të kapet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Dajç, shtetasi Miklovan Parubi.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com