​Gazetari ''i pavarur'' Shkullaku
rreshtohet zyrtarisht me Bashën

​Gazetari ''i pavarur'' Shkullaku<br />rreshtohet zyrtarisht me Bashën
Pasi i ka klasifikuar për vite me rradhë kolegët e mediave të tjera si të lidhur me ndonjë forcë politike e duke paraqitur veten, në të kundërt, si “gazetar të pavarur”, më në fund Armand Shkullaku ka hedhur tej maskën, duke zbuluar publikisht atë, që të gjithë e dinin: është një mbështetës i hapur i Lulzim Bashës dhe i Partisë Demokratike dhe e ka zyrtarizuar me një deklaratë publike, me të cilën faktikisht ka futur në listën e mediave të partisë edhe sajtin e vet Lapsi.

Jo se kishe dyshim kur e lexoje, por së paku tanimë është e qartë. Për “endorsement”-in e tij, Shkullaku ka zgjedhur çadrën ku zhvillohet protesta e Partisë Demokratike, i ulur pranë Lulzim Bashës, të cilit, që nga fushata elektorale e vitit 2013, thuhet se i paska shkruar fjalimet politike.
 
Pasi i ka shprehur mbështetjen e tij të plotë PD-së, Shkullaku i ka kërkuar publikisht Bashës që ta radikalizojë protestën, pasi, sipas tij, nuk jemi përballë qeverisë së Danimarkës, ndaj edhe protesta duhet të jetë më radikale dhe agresive.
 
Ky është një qëndrim, që është shprehur tashmë në sajtin e tij Lapsi me disa editorialë anonimë, sipas një teknike kamuflimi pas së cilës Shkullaku është fshehur për vite të tëra. Tani që gazetari i partisë Armand Shkullaku bëri “outing”, mund ta përjetojë më në fund i lirë identitetin e tij të vërtetë politik. Le të kuptohemi drejt, nuk ka asgjë të keqe, por ndryshe është të përpiqesh që të dukesh si gazetar i pavarur dhe ndryshe të paraqitesh hapur si një gazetar i PD-së. Në këtë pikë, rruga e kandidimit është e vetmja që i mbetet për t’i dhënë sens kësaj zgjedhjeje të tij për të mbajtur publikisht anë.
 
Mbetet të kuptohet se si ka reaguar ndaj këtij pozicionimi Andi Bushati, ortak me Shkullakun tek portali Lapsi, i katandisur nga një media formalisht e pavarur, në house organ të një partie politike.

Ja cfarë deklaroi dje gazetari Shkullaku krah Bashës
Sigurisht kam ardhur këtu, kuptohet për të dhënë mbështetjen time në radhë të parë, nuk kam ardhur për të folur shumë gjatë, por mbështetja ime dhe e shumë të tjerëve si unë, dhe e qytetarëve që nuk janë pjesë e PD është e qartë. Unë e shumë kolegë të mi, gjatë këtyre 4 viteve sa herë kemi pasur kauza të përbashkëta kemi mbështetur pa rezerva opozitën, nuk jemi kompleksuar por me këtë qeveri mendoj se protesta und të jetë dhe më radikale, dhe më e fortë, dhe më agresive. Sepse cfarë kemi në re? Kemi vënë re që, kjo qeveri tolerancën, konsensusin, bashkëbisedimin, kritikën  konstruktive, nuk e merr për vlerë, por e merr për dobësi. Mendoj që momenti i tolerancës ka mbaruar. Ju e mbani mend që pavarësisht këtyre tërheqjeve që e kemi vënë re këto ditë, kur kryeministri tolerant publikoi protestën tuaj në Facebook, por arroganca ka kaluar dhe sarkazmën. Kemi pasur kryeministrin apo maxhorancën që thonë se, opozita nuk ka lider, se opozita nuk di të veprojë, se opozita duhet të bëjë opozitë dhe ky është momenti për të treguar se opozita di të bëjë opozitë”.

Deklarata e gazetares Sonila Meços
"Unë për vetë i bashkohem e para sepse e kam ndjerë në kurriz se çfarë do të thotë presion i qeverisë, mbi punën time, sepse unë jam thjesht një gazetare ne kishim thjesht një televizion dhe vetëm se orekset e kësaj klase në pushtet nuk përputheshin me orekset e televizionit tonë që ishin të fjalës së lirë, të një investimi të hapur i cili e shihte Shqipërinë jo më si vend i vogël i problemeve buzë Adriatikut por një partner serioz i Italisë duke na ndarë një det dhe jo një mal me probleme, kështu që si një njeri që e kam provuar në kurrizin tim që pata 500 kolegë të mbetur pa punë dhe vetëm sepse kryeministrit të vendit që vendosi të bëjë edhe prokurorin edhe gjykatësin edhe median e lirë dhe të pavarur. Brenda 4 muajve të shtëpisë sime të ardhurat kanë rënë natyrisht nuk bëjmë një jetë më të mirë si më përpara, natyrisht që janë ngushtuar shumë mundësitë, natyrisht shqetësohem për kolegët gazetarë që mbeten pa punë unë për veten time zgjodha të dal në shesh dhe i ftoj të gjithë kolegët"


Redaksia online
SHQIPTARJA.COM

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë