Braçe 'sulmon' Shkullakun: Ai që tregon si lac orën gënjen për qejf, vëmendje, hall, nga urrejtja apo për të vrarë të vërtetën! Je i sëmurë

Braçe 'sulmon' Shkullakun: Ai që tregon si lac orën gënjen për qejf, vëmendje, hall, nga urrejtja apo për të vrarë të vërtetën! Je i sëmurë

Erion Brace

Zv.kryeministri Erion Braçe, është përfshirë në debatin mes gazetarit Armand Shkullaku dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka akuzuar analistin atë se ka gënjyer me vetëdije të plotë në emisionin "Opinion" duke thënë se incerenatori i Elbasanit  nuk prodhonte energji.

Teksa ka publikuar videon e realizuar nga Rama , Braçe i ka kushtuar një shkrim ku shkruan se sipas tij Shkullaku  “gënjen për qejf, vëmendje, hall, nga urrejtja apo për të vrarë të vërtetën”, ndërsa më tej e quan edhe të sëmurë.

"Ai që të gënjen për orën, ai qe te gënjen per sahatin, ai që tregon si lac orën dhe, ai qe ndot çdo orë! Gënjen për qejf. Gënjen për vëmendje. Gënjen për hall. Gënjen për të fituar! Gënjen nga urrejtja! Gënjen për të vrarë të vërtetën!

Ti bësh e kesh të gjitha bashke, je i semurë dhe kjo është semundje. Por kur gënjen sy mv sy apo me keq, gënjen duke parë përmes kameras miliona sy, dëshmon sa ske respekt për cilindo që sheh e dëgjon duke i marrë si të paditur dhe për këtë shkak meritojnë ti gënjesh.

Ka edhe me keq se kaq; Tamam kur mbush një studio me gënjeshtare dhe e ndërton si pusi, si prite per të bërë copash një njeri që është aty të thotë të vërtetën e tij, të gjykohet për të sy e faqe miliona njerëzve! Qellë me rrena pa turp në pusin televiziv dhe kur e vërteta te vjen si dokument, si foto, si fakt e si provë, nuk turperohesh por turpin e ha me buke dhe sulmon te verteten, ta relativizosh, ta zhbesh", shkruan ai.

 Braçe shkruan se gënjeshtrat mbeten dhe sipas tij Shkullaku ka sajuar.

"Por me e keqja është se gënjeshtra mbetet, per ta mbrojtur si të tillë, shitur si të vërtetë akoma e akoma, duhet një thyerje; Sajon dy; E para, duke hapur kapakun e hekurt-bërë prej popullit me vote kështu, të një pusete dixhitale që si cdo e llojit të saj, nuk ndryshon me moshën, është e tillë-pusete tek e cila njerëzit do shkarkojnë përherë me të keqen e tyre, ate qe trupi biologjikisht, kimikisht e fiziologjikisht se mban dot;

Është çlirimi. E dyta, duke sulmuar të verteten fiks me ate qe te gënjen edhe per orën! Dhe është e çuditshme, bëhen bashkë te gënjeshtra; Ai që të genjen per sahatin, ai qe te genjen per oren, ai qe ka emision dhe mision per te keputur doren qe te tregoje oren dhe ai qe ndot ne cdo ore", shton më tej Braçe.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bekim: 18/10/2020 16:02

    dhe pike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla