Shtatzania është periudha më e bukur që mund t’i ndodhë një femre, por njëkohësisht edhe më e çuditshmja.
 
Trupi i tyre është gjatë gjithë kohës në ndryshim dhe së bashku me fizikun edhe ana emocionale.
 
Hormonet gjatë shtatëzanisë arrijnë kulmin, dhe kështu ndikojnë edhe në veprime apo edhe në jetën e femrave.
 
Disa nga gjërat më të çuditshme që mund ti ndodhin një femre gjatë shtatzanisë.
 
Problemet me kujtesën
Gratë shtatëzën janë gjithmonë e më tepër të hutuara, pasi hormonet e shumta mbingarkojnë edhe memorien e tyre.
 
Parandjenjat
Fermat gjatë shtatëzanisë janë shumë të ndjeshme, dhe madje edhe ndjesitë e tyre janë të forta.
 
Kanë aftësinë të parandjejnë diçka të keqe që mund të ndodhë dhe intuita e tyre është shumë e zhvilluar.
 
Nuhatja
Një grua shtatëzën mund të ndjejë aroma të cilat njerëzit i kanë shumë të vështira ti nuhasin, pasi shqisat e tyre janë në kulmin e tyre dhe nuhatja është ajo që mban rekordin.
 
Pëlqejnë apo urrejnë ushqimet 
Nepsi i madh që kanë gratë shtatëzëna, i bën që të kërkojnë edhe ushqime të cilat më parë as nuk i kishin provuar, dhe mbi të gjitha t’i pëlqejnë.
 
Por edhe e anasjellta, ushqimet e preferuara mund të fillojnë ti urrejnë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com