TIRANE-Apeli i Krimeve të Rënda pranon kërkesën e deputetit Alfred Peza dhe bashkëshortes së tij për heqjen e sekuestros preventive për pasurinë 1 milionë euro të ngrirë pasi deputeti u hetua dhe mor i pandehur për pastrim parash, deklarim të rremë pasurie dhe evazion fiskal.
Vendimi për heqjen e sekuestros është marrë këtë të mërkurë në Gjykatën e Apelit pas padisë së depozituar nga çifti Peza.
Apeli sot ndryshoi vendimin e dhënë nga shkalla e Parë që vendosi sekuestro në të ligjit “Antimafia”, ndërkohe qe sot ky vendim u rrezua.
Prej më shumë se 2 muaj pasuria në vlerën e 1 % aksioneve pranë një bankë të nivelit të dytë u vu në sekuestro për llogari të hetimit të Prokurorisë.
Aktualisht Peza është marrë i pandehur për akuzat e mësipërme dhe gjykimi ndaj tij po zhvillohet pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Sekuestroja për pasurinë në aksione bankare u vendos në bazë të ligjit antimafia, ndërsa më parë kjo sekuestro ishte rrëzuar edhe në Gjykatën e Lartë.
Si nisen hetimet
Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshortja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar. Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të rinj. Sipas Prokurorisë, vlera e aseteve në pronësi të tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare, është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të rinj.
Bazuar në këto të dhëna, organi i hetimit pretendon se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekësh të rinj, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com