Sali Berisha, në atë kohë Presidenti fuqiplotë i Shqipërisë ka takuar katër herë në fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit 1995 ish-drejtorin rajonal të SHIK-ut, Ilir Kumbaro në Vilën 4 në Tiranë. Këtë pohim e ka bërë ish-badigardi i tij Izet Haxhia, aktualisht në ekzil në Turqi, si dëshmitar okular i këtyre takimeve, duke hedhur përfundimisht poshtë deklaratat e Berishës së nuk e dinte çështjen e Remzi Hoxhës dhe për më tepër këto takime përkojnë me kohën kur Remzi Hoxha ka qënë në vain Lezhë e më pas është zhdukur përfundimisht. “Mendoj se dekriminalizimi i politikës dhe shtetit duhet të fillojë pikërisht me çështjen e Remzi Hoxhës, sepse është ngjarje makabër që shënon e dokumenton krimin e drejtpërdrejtë shtetëror.
Ky krim u porosit dhe u zbatua nga kupola shtetërore e Presidencës dhe SHIK-ut. Dua t’ju kujtoj atyre që pas këtij krimi bënë rolin e të paditurit dhe të painformuarit dhe tani bëjnë rolin e denoncuesit, se fill pas vrasjes në tortura të Remziut, përse të paktën katër herë erdhi për vizite ekzekutuesi i këtij krimi İlir Kumbaro???”, deklaron Izet haxhia, ish-badigardi i ish-Presidentit Berisha. Më pas ai përshkruan me detaje takimet e këtij nëpunësi të thjeshtë të SHIK në vilën presidenciale ku qëndronte Berisha, duke nënvizuar faktin se zakonisht vinte kreu i SHIK, i ndjeri Gazidede.
“Ka qenë hera e parë kur një drejtues i rangut të ulët të SHIK-ut e vizitonte këtë vilë. Tek Vila 4 vinte për raportimet e tij të famshme vetëm besniku i partisë Bashkim Gazidede. Zhdukjen e Remziut e kam mësuar më vonë, por me kanë ngelur në mendje këto vizita të Ilir Kumbaros që fillimisht kujtova që ishte regjisori, por mora vesh se ai ishte drejtues në SHIK-un e Tiranës”, thotë Haxhia. I cili përshkruan me detaje dhe paraqitjen e Kumbaros, duke kërkuar njëherësh nga djali i Remzi Hoxhës që për eshtrat e të atit të pyesë Berishën, pasi nëse zbardh bisedën e tij me Kumbaron zbardhet çështja.
“Fillimisht mendova se mos “Marshalli” ishte duke kthyer në film librin e Fahri Balliut që ia dedikonte atij, dhe Gazidede do të siguronte xhirimet e këtij filmi por e vërteta qëndronte ndryshe. Kryekrimineli, zbatuesi i urdhrit të Kryekriminelit dhe xhelati i tyre që unë e pandeha për regjisor nga mbiemri, po shkruanin skenarin më makabër dhe të vërtetë të zhdukjes së viktimës së tyre, Remzi Hoxhës. Besoj që djali i të ndjerit Remzi Hoxha në mungesë të Kumbaros, duhet ta pyesë Berishën se çfarë ka biseduar dhe përse e ka thirrur tek “Vila Katër” İlir Kumbaron në atë fund tetori dhe fillim nëntori të vitit 1995…”, thotë Haxhia, ish-badigardi i Berishës.
Mohimi
“Rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Demaçi. Jam marrë me të gjithë mundësitë e mia. Nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin e tij nuk e kisha dëgjuar kurrë”, ka mohuar Berisha.
Berisha
“Shërbimin Sekret Shqiptar e mori një agjent i dy Shërbimeve të Huaja, Fatos Klosi. Njëri nga shërbimet ishte shërbim kundërshtar tjetri jo. Gjënë e parë që bëri Klosi zhduku dosjen e Hoxhës”.
Berisha vonoi procedurat e ekstradimit të Kumbaros
Sali Berisha pasi i pajisi me pasaporta diplomatike Ilir Kumbaron e të akuzuarit e tjerë të SHIK për zhdukjen e Remzi Hoxhës, vonoi e procedurat ligjore për t’i favorizuar. E vonesat e drejtësisë, në qeverisje ‘Berisha’ bënë të mundur largimin e të dënuarit për zhdukjen e Remzi Hoxhës, të strehuarin në Britani Ilir Kumbaro. Sinjali i qartë u dha që më 2009, kur Ministria e Drejtësisë s’dërgoi dokumentacionin e plotë palës angleze për ekstradimin e Kumbaros bazuar në fletë arrestin e lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkesë e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana. Tre vite më pas sërish gjykata vonoi procedurat, që sollën dhe zhdukjen nga qarkullimi të Kumbaros, i cili tashmë nuk gjendet më në Britani.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com