​Horoskopi për datën 17 Prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju

​Horoskopi për datën 17 Prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.

DASHI
Përqendrohuni te marrëdhënia juaj në çift për të mos gabuar. Në mbrëmje do të kaloni momente të paharrueshme me partnerin/ en. Beqarët do jenë të hapur nga takimet.
 
DEMI
Ditë pak e mërzitshme dhe me keqkuptime për të dashuruarit. Mos i lini gjërat për nesër. Duhet t’ia dilni mbanë me më shumë përpjekje. Beqarët sado të mundohen nuk kanë për të gjetur princin e tyre të kaltër.
 
BINJAKËT
Ajo që po prisnit do të vijë në marrëdhënien tuaj në çift. Kjo do të jetë një tjetër ditë me fat. Do të përjetoni agimin e një dite të re në çdo kuptim.
 
GAFORRJA
Bëni kujdes, sepse sot mund të lindë një konflikt i rrezikshëm ose i komplikuar me partnerin/en. Thellë-thellë ju e keni kuptuar shkakun, prandaj tregohuni të matur. Beqarët do pranojnë edhe ftesa për aventura.
 
LUANI
Ditë e bukur për të dashuruarit. Në fakt, partneri/ja juaj nuk ka reshtur kurrë së ju dashuruari dhe këtë do jua vërtetojë me anë të një surprize tjetër sot. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime.
 
VIRGJËRESHΑ
Mos bëni hapa mbrapsht mbi një vendim që tashmë e keni marrë, që i takon marrëdhënies suaj në çift. Ju keni të drejtë dhe nëse do ta bëni këtë gjë, personaliteti juaj do të humbë.
 
PESHORJA
Bëni kujdes në komunikimin tuaj me partnerin/en. Në të kundërt do të zhgënjeheni nga përgjigjja që do t’ju japë dhe ju nuk e meritoni këtë gjë.
 
AKREPI
Sot do të jetë një ditë perfekte për t’i bërë kritikë vetes dhe për të zbuluar disa ana karakteri që duhen përmirësuar lidhur me partnerin/ en. Shmangni streset.
 
SHIGJETARI
Mos lejoni që xhelozia të fitojë mbi ju. Largojini nga mendja mendimet e kota mbi tradhtinë. Jini më të dashur me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë me diell.
 
BRICJAPI
Mund të keni nevojë për maksimumin e përqendrimit dhe të vullnetit për të zgjidhur ndonjë problem të vogël me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime, shfrytëzojini.
 
UJORI
Një situatë që e keni veçanërisht për zemër është e rikuperueshme. Reflektoni dhe jeni të përgjegjshëm me partnerin/en. Beqarët do jenë shumë të hapur pas takime dhe nuk do lënë asnjë pa shfrytëzuar.
 
PESHQIT
Kurrë mos thuaj kurrë: ajo që nuk ndodh për mijëra ditë mund të ndodhë në një çast. Por impulsiviteti që do t’ju karakterizojë sot mund të provokojë ndonjë problem në marrëdhënien tuaj në çift.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Humb jetën 24-vjeçari teksa punonte në guroren e fshatit Selenicë (EMRI)

Vlorë/ Humb jetën 24-vjeçari teksa punonte në guroren e fshatit Selenicë (EMRI)