​I burgosin Ermalin, këngëtarja
inatoset me këtë media: E hedh në gjyq!

​I burgosin Ermalin, këngëtarja<br />inatoset me këtë media: E hedh në gjyq!
Rezarta Shkurta inatoset keq.

Bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës premton se do të çojë në gjyq të gjitha mediat që kanë shkruar ditën ne djeshme tituj rreth saj dhe burgosjes së të shoqit.

Në kuadër të gjyqit për cështjet Xibraka, Ermal Hoxha u dënua me 10 vite burg dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda që mbylli kështu dosjen e bandës që u kap me kokainë në periferi të Elbasanit.

Disa media kishin shkruar se Rezarta publikon foto teksa ajo kërcen kur i shoqi vuan në burg.

Por këta tituj e kanë inatosur keq këngëtaren e fotografen e njohur që shkruan se kur një person burgoset nuk do të thotë që jeta për atë e familjen është mbyllur përjetësisht. Ajo shkruan se këto shkrime janë dashakeqe për familjen e saj që ka një vajzë të mitur që pret të atin të dalë nga burgu. Sipas Rezarta Shkurtës, jeta e saj dhe e vajzës vijon ndërsa presin të dalë nga burgu njeriu i tyre i dashur. Ja shkrimi që ajo publikon në llogarinë e saj në Instagram duke publikuar titullin e Panoramës, media të cilën siç thotë ajo, do e hedhë në gjyq.

“I di si i thone kesaj historie?
Mire problemi, po ste len rehat as mizat!
Gjate ketyre dy vjeteve, kam njohur boten, njerezit me shume sec kisha mundur ta beja per 28 vite jete. Kam njohur dashakeqesine e pangopur te gazetareve, per disa klikime e per disa komente te njerezve te frustruar ne jeten e tyre. Pa marre fare parasysh cfare ndikimi mund te shkaktojne tek familjaret. Keto vite kam lexuar cmenduri te tipit "Ermali ne burg, Rezarta ne plazh" pa marre parasysh qe isha me familjen, apo "Ermali ne burg, Rezarta qesh"
Rezarta do qesh, do shkoj ne plazh sepse kam nje princeshe per ta rritur te lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendosh e mire dhe vendi ku ai ndodhet ka nje derë, e cila do hapet nje dite. Dhe Per te ja vlen te presesh vitet qe me duken dite, mbase dhe nje jete te ter!
Kam ber durim me ju, nuk kam dashur te hap lufte sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni eshte pjese e punes tuaj!
Por tani e tepruat!
Per te gjitha shkrimet ku keni demtuar emrin tim, ku me keni ber me ferrari, helicoptera, e anije kozmike do te mbani pergjegjesi para ligjit!
#goodluck.

rezarta shkurta

Redaksia

Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki