Në momentin kur takoni dikë për herë të parë, ju dëshironi të kuptoni se kush është personi në fjalë dhe çfarë përfaqëson ai.
 
Kjo është arsyeja se përse mund të jeni në vëzhgim për cilësi të veçanta si ndershmëria, dashamirësia inteligjenca, etj.
 
Nëse i kushtoni vëmendje elementëve të mëposhtëm, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni nëse dëshironi të vazhdoni një marrëdhënie ose jo me personin që po takoni.
 
Shkrimi
 
Sipas një studimi, mënyra sesi dikush shkruan dhe madhësia e shkrimit të dorës mund të thotë disa gjëra për të.
 
Nga kërkimet e bëra nga “National Pen Company” është zbuluar se personat që kanë një shkrim dore të vogël kanë tendencën të jetë të turpshëm, tepër të përpiktë dhe të zellshëm, ndërsa njerëzit që përpiqeshin të fitonin vëmendje sipas studimit janë ata me shkrim dore të madh.
 
Ata që i marrin gjërat seriozisht ushtronin më shumë presion mbi penën kur shkruajnë ndërsa njerëzit me shkrim të lehtë kanë tendencën të jenë të dhembshur dhe shumë më të ndjeshëm.
 
Ngjyra e veshjes
 
Sipas një artikulli të botuar në revistën “Psychology Today”, ngjyrat që ju zgjidhni për veshjet tuaja kanë tendencën të thonë shumë për ju.
 
Njerëzit që përgjithësisht zgjedhin ngjyrën e zezë janë të ndjeshëm, me shpirt artistik dhe të kujdesshëm ndaj detajeve, ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe e jetojnë jetën në maksimum dhe janë shumë aktiv.
 
Njerëzit që pëlqejnë ngjyrën jeshile janë besnikë dhe të dashur ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë të organizuar dhe racional.
 
Ata që kanë blunë si ngjyrë të preferuar janë të qëndrueshëm, sensitiv dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve.
 
Ngrënia e thonjve
 
Sjelljet e caktuara dhe të përsëritura të trupit tuaj mund të thonë gjithashtu shumë për personalitetin tuaj.
 
Mënyra se si trupi juaj reagon ndaj situatave të caktuara, mënyra sesi kapni flokët, hani thonjtë apo merreni me lëkurën tuaj mund t’ju tregojë të padurueshëm, të frustruar, të mërzitshëm dhe të pakënaqur.
 
Sipas një studimi, sugjerohet që ata të cilët hanë thonjtë kanë tendencën të jenë perfeksionist, të tensionuar shpesh nervoz.
 
Këpucët
 
Sipas një psikologu, ju mund ta gjykoni rregullisht një person duke parë këpucët e tij.
Studiuesi Omri Gillath nga Universiteti i Kansas-it tregon se ekzaminimi i kostos, stilit, ngjyrës dhe kushteve të këpucëve mund t’ju tregojë 90% të karakteristikave të poseduesit siç mund të jenë, të ardhurat, bindjet politike, gjinia madje edhe mosha.
 
Sytë
 
Sytë janë pasqyrat e shpirtit tuaj, ato mund të thonë shumë për ju, për atë çfarë mendoni, ndjenjat tuaja si dhe nëse jeni të gënjeshtar apo besnik.
 
Sipas studimeve, njerëzit me sytë ngjyrë blu janë më pak të këndshëm dhe kanë më shumë gjasa të jenë alkoolist në krahasim me njerëzit me ngjyrë të errët.
 
Një tjetër mënyrë sesi sytë flasin për ju është edhe kontakti direkt. Nëse kontakti mes sysh mungon, kjo tregon gjithashtu mungesë të vetë-kontrollit dhe vullnet të dobët.
 
Përpikëria në orare
 
Sa herët apo vonë jeni për një takim apo mbledhje krijon gjithashtu një përshtypje, qoftë pozitive apo negative, rreth personalitetit tuaj.
 
Të qënurit vonë për një takim të rëndësishëm do të thotë krijimi i një përshtypjeje negative rreth jush, ndërsa të qënurit herët në një takim do të thotë se ju e merrni në konsideratë kohën e njerëzve të tjerë dhe jeni gjithashtu të organizuar dhe të vetë-motivuar.
 
Shtrëngimi i duarve
 
Është zbuluar se njerëzit me një shtrëngim dore të fortë tregojnë besim dhe pasqyrojnë një karakter të fortë dhe të sigurt.
 
Njerëz të tillë janë gjithashtu të prirur të jenë ekspresiv për emocionet e tyre dhe ka pak gjasa që të jenë njerëz të qetë.
 
Personat me shtrëngim duarsh të lehtë nga ana tjetër kanë mungesë besimi dhe gjithmonë kanë tendencën të duan rrugën më të lehtë në sfida apo problem.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com