LONDER-Një vrasës nga Shqipëria po ecën lirisht në rrugët tona. Kështu shkruar Dailymail ndërsa shkruan mbi kalvarin e procesit për ekstradimin e Ardian Rragamit, shqiptari 45 vjeç që akuzohet nga organet gjyqësore në atdheun e tij me 15 vite burg.
Rragami është dënuar për një vrasje të kryer në Shkodër në vitin 1998 dhe procesi për ekstradimin e tij ka dështuar.
Daily Mail zbuloi që në muajin Qershor që Ardian Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani 4 vjet pasi u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin prej 15 vjetësh burg për një vrasje.
Pas raportimit zyra e emigracionit e arrestoi dhe nisi procedurat për ta dëbuar.
Por tani Rragami ka përfituar lirinë e kushtëzuar pasi vendosi ta apelojë vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Një gjykatës nga Birmingham e la atë të lirë më 7 shtator.
Gjyqtari Esther Lagunju vendosi që ai të mbajë një byzylik elektronik dhe të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 i darkës deri në 8 të mëngjesit.
Rragami është parë së fundi në Essex ku ai jeton me gruan britanike edhe dy fëmijët, me një cigare në dorë dhe msokokëçarës.
“Rasti i tij e thellon skandalin e vrasësve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe, me autoritetet që tani po përballen me një beteje të kushtueshme për ta dërguar sërish Rragamin në Shqipëri”, thekson britanikja Daily Mail.
Si Rragami kanë përfituar dhe dy shqiptarë të tjerë në Britani.
Saliman Barci, 41 vjeç i dënuar në Shqipëri për vrasje të dyfishtë është dënuar nga autoritetet shqiptare me 25 vite burg. Ai po pret përgjigjen e Apelit për ekstradimin e tij.
Po kështu dhe vrasësi i dyfishtë, Avni Metra, 53 vjeç u arrestua në Birtani pasi autoritetet shqiptare e kishin dënuar me 25 vite burg. Ai u arrestua në Britani pas 18 vitesh ku qëndronte i fshehur në këtë shtet.
Po kështu edhe Rragami. I regjistruar si shqiptar i Kosovës me emrin Ardian Gashi, kishte shkuar në Britani pas vrasjes së një personi në veri të Shqipërisë në vitin 1998. I arratisuri u martua me një grua të divorcuar në Londër në vitin 2002 dhe mori leje qëndrimi si azilant duke gënjyer se ishte nga Kosova.
Interpoli e zbuloi në vitin 2009 teksa punonte në ndërtim, në Essex. Në 2010 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 15 vjet. Por pasi e apeloi vendimin, Rragami u lirua në 2014 dhe u kthye në Britaninë e Madhe për t’u bashkuar me gruan et ij Chrysoulla Michaels, 46 vjeç dhe dy vajzat e tyre.
Në shkurt të vitit të shkuar ai u kap nga zyra e emigracionit, por u lirua në mars pas një aplikimi “për të qëndruar apo dëbuar”. Në qershor kur Daily Mail raportoi se ai kthyer sërish i lirë nëpër rrugë, u arrestua prapë derisa e apeloi çështjen.
Korrik 1998: Rragami qëlloi për vdekje një person në një bar në veri të Shqipërisë.
Në fund të vitit 1998: Ai arratiset dhe duke u shtirur si refugjat lufte i Kosovës u vetëquajt Ardian Gashi, kërkon azil në Britani.
2000: Në Shqipëri u dënua me 15 vite burg në mungesë.
2002: Ai u martua për letra dhe u divorcua në Londër, ku dhe ka fëmijë me britaniken
2009: Interpol e gjen Rragami teksa punonte si nëdtues në Essex
2010: U ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 15 vite burg
2014: U lirua dhe teksa priste Apelin, kthehet në Britani
Shkurt 2015: Rragami u arrestua.
Mars 2015: Rragami u lirua me kusht.
Shtator 2016: Gjyqtari e shpëton atë, Rragami në pritje të Apelit nëse do të dëvohet ose jo.

(Ardian Rragami, 45 vjeç)

(Avni Metra, 53 vjeç)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com