​Kim e Kaney në pritje të fëmijës
së tretë nga një nënë zëvendësuese

​Kim e Kaney në pritje të fëmijës<br />së tretë nga një nënë zëvendësuese
Kim Kardashian dhe Kaney West duket se do të zgjerojnë familjen e tyre.

Pas vajzës North 4 vjeçe dhe djalit Saint thuajse 2 vjeç, çifti është në pritje të fëmijës së tyre të tretë, i cili do të vijë nga një nënë zëvendësuese.

Lajmi është bërë i ditur nga “Us Weekly”, dhe mendohet se gruaja në fjalë është tre muajsh shtatzënë, dhe fëmija pritet të lindë n fillim të vitit 2018.

Kim e kishte përmendur edhe më parë mundësin e marrjes së një nëne zëvendësuese pas problemeve me shëndetin që ka pasur dhe nuk mund ta përballojë dot një shtatzëni tjetër.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, mendohet se nëna zëvendësuese është një e re 30 vjeçe nga San Diego e cila u zgjodh nga një agjenci e specializuar.

Ajo do të paguhet për 10 muaj me 4.500 dollarë çdo muaj.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!