KORÇË-Sekuestrohen 90 kilogramë kanabis në Korçë, shpallen në kërkim kultivuesit.
Më datë 29.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas” kanë gjetur e sekuestruar 13 thasë me kanabis, me peshë 90 Kg.
Policia po punon për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet procedurale të rastit u kryen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com