​Lamtumirë koleg! Homazhe
për policin Ervin Haxhiu

Lamtumirë koleg! Këto ishin fjalët e pakta që miq të Ervin Haxhiut pëshpëritën mbi arkivolin e shokut të vrarë në një aksident mbrëmjen e së dielës. Ervin Haxhiaj ishte baba i tre fëmijëve dhe me një karrierë 18-vjeçare në polici.

Ceremonia e lamtumirës për kolegun që humbi jetën në krye të detyrës nisi rreth orës 12:30 në ambientet  e Komisariatin Nr 5 në Kamëz.

Në heshtje, pa fjalë, me uniformat në trup, kolegë të Komisariatit numër 5 ‘përshëndetën’ për herë të fundit, Ervinin. Familjarë, të afërm, miq e kolegë të Haxhiut mbushën sallën në ambientet ku po zhvillohej ceremonia. Askush nuk donte t’a besonte se Ervini nuk ndodhej më pranë tyre, dhe se jeta iu mor pabesisht nga një i dehur. 

Edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nderoi në homazhe Ervin Haxhian, baba i tre fëmijëve dhe me një karrierë 18-vjeçare në polici.. Pas homazheve për policinë e rënë në detyrë, Tahiri tha:

"Shpresoj shërim të shpejtë efektivëve që janë në Spitalin Ushtarak. 

Policia e Shtetit përballet me sakrifica të panumërta. Ky është një motiv akoma më shumë për të bërë bashkë të gjithë ata që duan realisht, që në këtë vend të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë dhe më të denjë. Mua më vjen shumë keq që edhe sot kryetari i Partisë Demokratike gjeti rastin që me këtë fatkeqësi të më sulmojë mua, Policinë e Shtetit.

Unë nuk dua dhe as e shoh të mundur në këto momente të bëjë politikë, por këtë e shoh si një moment për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë energji pozitive për këtë punë. Ne jemi bashkë për të përkrahur Policinë e Shtetit.

Unë shumë shpejt do propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”.

Vetëm vitin e kaluar, në 2015, janë gati 800 rastet e shtetasve që janë arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Pra gati 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë. Dhe janë gati 150 të tjerë që kanë bërë aksident dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas edhe viktima dhe të plagosur. 

Unë mendoj që në këtë mënyrë të të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara. Sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare. E unë këtë e shoh një krizë të thellë që cenon në themel mundësinë e qytetarëve dhe mbi të gjitha të punonjësve të policisë të kenë besim, se drejtësia në ketë vend bëhet. 

Ndaj unë do të propozoj një amendament të Kodit Penal në mënyrë që të gjithë ata që bëjnë një aksident rrugor me pasojë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve të mos shkojnë para gjykatës me aksident me pasoja vdekjen ose aksident me pasoja plagosje, por të shkojnë për “Vrasje rrugore”, “Plagosje rrugore” dhe të kenë një dënim maksimal.

Përndryshe, ky vend është i destinuar t’i ketë rrugët “arenë lufte”, me njerëz të dehur që i japin makinës të papërgjegjshëm, që nuk mendojnë as për jetën e tyre dhe as për jetën e atyre që shfrytëzojnë rrugën, dhe me gjyqtarë akoma me kriminelë që i lënë të lirë. 

Ndaj unë shpresoj shumë që ky të jetë një moment për t’i bërë thirrje çdo ligjvënësi, bashkërisht të miratojmë ndryshimet në Kodin Penal, në mënyrë që “vrasësit e rrugës” të përfundojnë në burg. Kaq e thjeshtë".


Pas homazheve, kortezhi pritet të lëvizë në drejtim të varrezave në Thumane.

homazhet polici kamez ervin haxhia

homazhet polici kamez

tahiri cako homazhe

homazhet polici kamez

homazhe haxhia policet kamez

homazhet polici kamez

homazhet polici kamez

tahiri cako homazhe

tahiri cako homazhe

tahiri cako homazhe

homazhet polici kamez

homazhet polici kamez

homazhet polici kamez

homazhet kamez haxhiaj

homazhet kamez haxhiaj

homazhet kamez haxhiaj

homazhet

Ngjarja ku humbi jetën polic Ervin Haxhiu
Më datë 25.09.2016, rreth orës 21:15, në Bulevardin "Blu", Kamëz, në afërsi të Shkollës "Ibrahim Rugova", ka ndodhur një përplasje mjetesh me pasojë vdekje.
Mjeti tip "Lexus", me targë TR8788T, me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, duke ardhur nga qendër Kamëz në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë me targë POLICIA2164 (mjet i Komisartiatit të Policisë Nr.5), i cili ka qënë në patrullim në të njejtin sens lëvizje. Si pasojë e kësaj goditje ka ardh dëmtimi i punonjësve të policisë që kanë qënë në mjet, I. H., 52 vjeç, B. V., 42 vjeç dhe Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, i cili pak çaste më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e traumës. Dy punonjësit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit tip "Lexus", shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. ndaj këtij shtetasi është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.


(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv