TIRANE-Ju kujtohet kënga “Criminal” e Britney Spears, "Mami kam rënë në dashuri me një kriminel"?
Versioni i saj shqip i korrespondon jetës reale të një vajze nga Kamza që në emër të dashurisë bënte vjedhje spektakolare me një grup djemsh, ku pjesë e tij ishte dhe i dashuri, Fatjon Bushgjokaj.
Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Kristina Pjetri 22 vjeç u shpreh se ka kryer tre vjedhje brenda ketij viti, 2 në mars dhe një në prill. Gjithçka thotë ajo e ka bërë nga dashuria që kishte për Fatjonin, dhe pse me të kishte vetëm dy javë e lidhur.
"Kam marrë pjesë në 3 vjedhje në 29 mars dhe dy në 1 prill. U binda nga Fatjoni, i dashuri im pasi e doja shumë. Kisha rreth dy javë që isha lidhur me të, por e doja”, mësohet të ketë thënë vajza para hetuesve.
Ajo dëshmon në Polici vendimet që ndërmori më pas, por duke shprehur në fund keqardhje për grabitjet.
“Në grabitjen e fundit pamë që po na ndiqte dikush dhe menduam se ishte policia. Por pasi u larguam menduam se shpëtuam. Kur u larguam i thashë Fatjonit se nuk mund ta bëjmë më këtë gjë. Nuk doja të isha më pjese e atyre veprimeve. U kërkoj falje 3 burrave që i mashtrova, por e bëra vetëm për Fatjonin" u shpreh ajo.
Historia e saj përkon me fabulën e këngës së Britney Spears ku një vajzë pasi lidhet me një hajdut, e verbuar nga dashuria ndaj tij bëhet palë me djalin duke bërë grabitje spektakolare. Fundi i saj është më i lumtur se i Kristinës që u arrestua nga Policia pas denoncimeve që qytetarë të ndryshëm bënë ndaj vajzës dhe miqve të saj.
[gallery]21714[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO